4.5 mln dollarë evazion fiskal me tregtinë e cigareve, prokuroria çon në gjyq 4 biznesmenë! Gjykata e zvarrit, 3 muaj ende pa vendim në dhomë penale

25 Qershor 2022, 09:44| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 12:56

  • Share

Prokuroria e Tiranës kërkon gjykimin dhe dënimin e 4 biznesmenëve për akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve. Nga hetimet e prokurorit Bledar Valikaj ka rezultuar se biznesmenët Alban Ulkashej, Dritan Bylyku, Ana Zervoi dhe Roland Joti bënin fatura fiktive me biznese të çregjistruara ose me status pasiv për të shmangur tatimet në tregtinë e cigareve. veprimet janë bërë nga firmat "Inter Distribution Services" sh.p.k, me administrator aktuale shtetasen Ana Zervoi dhe subjekti "INTER TRADE & DISTRIBUTION", më administratore po znj. Zervoi. Sipas Prokurorisë faturimet nuk nuk i përgjigjeshin realitetit dhe mënyrës së qarkullimit te mallrave.

"Inter Distribution Services" ka bërë fatura në vlerën 434.379.917 lekë, të ndara në vite, ndërsa "INTER TRADE & DISTRIBUTION" ka bërë fatura me vlerë 1.6.981.880 lekë, pra një dëm shtetit rreth 4.5 milionë dollarë.

Kërkesa për gjykim është dorëzuar në gjykatën e Tiranës prej mars 2022 dhe afro 3 muaj ende nuk është marrë një vendim nga dhoma penale. Ka qenë denoncimi i një tregtareje se në NIPT-in e saj ishin faturuar mallra të pa blera që ka zbuluar skemën e mashtrimit ndaj tatimeve. Sipas dosjes se siguruar nga Report Tv faturat e parregullta arrijnë ne vlerën e rreth 4.5 milionë dollarëve. 

Pjese nga dosja hetimore
 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?