TIRANË- Në 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit, presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar për të përçuar edhe mesazhe të nënkuptuara që i drejtohen kryeministrit Edi Rama.
Meta shkruan se parimet e këtij akti për të drejtat themelore të njeriut janë shumë të domosdoshme edhe në ditët e sotme, aq më tepër në kur parimet në shumë vende kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.
Një akuzë kjo e artikuluar jo pak herë kundrejt kreut të qeverisë, sipas së cili vendimet që ka marrë nuk i kanë shërbyer Shqipërisë, por interesave të tij personale.
"Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist. Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.
Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme. Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së. Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend", shkruan Meta.
Meta hajdut cifut bajge lope
PërgjigjuYyyy , fyture e degjeneruar
Përgjigju