Ditën e sotme është mbajtur seanca për masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, për dy shtetasit e arrestuar për shkak të sekuestrimit të kokainës në Portin e Durrës. Për Arben Ferizin u dha masa ‘arrest me burg’ dhe për shtetasin Egert Vargu ‘arrest me burg’ me afat 18 ditë.
Administratori i kompanisë "Apetit Group", prishtinasi Arben Ferizi dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, që punon si agjent doganor Egert Vargu u kanë qëndruar deklaratave të mëhershme duke mohuar komplikimin në trafikun e kokainës nga Brazili. Ferizi është shprehur se kompania ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet i kryen online.
Ndërsa agjenti doganor Egert Vargu ka deklaruar se ka kryer vetëm procedurat për zhdoganimin e kontejnerit pa pasur dijeni për pakot me 45.5 kokainë.
Gjykatësi Vladimir Skënderi pasi dëgjoi prokurorinë dhe të arrestuarit, vendosi ta lërë Vargun në arrest me burg me afat 18 ditë, ndërsa Ferizi arrest me burg pa afat, si i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
Sasia prej 45.5 kokainë u zbulua nga policia mbrëmjen e së mërkurës gjatë kontrollit me skaner të kontejnerit që kishte mbërrit tranzit nga Brazili me mish pule të ngrirë për llogari të kompanisë së përpunimit të mishit 'Apetit Group'.