455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

8 Tetor, 20:20| Përditesimi: 8 Tetor, 20:24

  • Share

Dhjetra banorë të Niklës në Krujë protestuan këtë të martë duke kërkuar rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”. 

Për disa minuta ata mbajtën të bllokuar rrugën kryesore të njësisë administrative, ndërsa protesta u mbështet nga deputetja demokrate Andia Ulliri.

Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” në Nikël u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe në 2021 “EU4Schools” program i financuar nga Bashkimi Europian njoftoi se ka marrë përsipër rindërtimin e 8 shkollave në Krujë, mes tyre dhe ajo e Niklës. Por teksa në shkollat e tjera punimet avancuan në Nikël nuk u hodh as guri i themelit. Projekti i mbetur pezull i kaloi më vonë Komisionit të Rindërtimit në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Banorët thanë se shpeshherë kanë marrë premtime nga drejtues lokal e qendrorë, por punimet ende s’kanë nisur 5 vite pas shembjes.

Prej afro 4 vitesh fëmijët e zonës së niklës frekuentojnë shkolla alternative dhe e zhvillojnë mësimin me turne.

Banorët kërkojnë nga Ministria e Infrastrukturës nisjen sa më parë të punës për rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj” e cila ka 455 nxënës nga arsimi parashkollor deri ne arsimin e mesem.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?