Kuvend

Opinion

Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës

22 Janar, 14:01| Përditesimi: 22 Janar, 15:33

  • Share

46 deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka paracaktuar partia (nënkupto Kryetari) dhe votuesi nuk mund të ndikojë. Vetëm ato parti që do të fitojnë mandate përtej listës së mbyllur, do të kenë mundësi të fusin në Kuvend deputetë nga lista e hapur, aty ku renditjen e përcaktojnë zgjedhësit.

KQZ ka llogaritur sipas qarqeve sesi ndahen mandatet në lista të mbyllura dhe në lista të hapura. Sipas kësaj skeme, partitë e vogla nuk do të kenë praktikisht asnjë deputetet përtej listave të mbyllura (përveç rastit kur të gjithë kandidatët e listave të tyre të mbylluara tërhiqen nga mandati parlamentar…).

Ndarja e mandateve të paracaktuara për secilën parti, për secilin qark është si vijon:
Qarku Berat, 2 të paracaktuara
Qarku Dibër, 2 të paracaktuara
Qarku Durrës, 5 të paracaktuara
Qarku Elbasan, 5 të paracaktuara
Qarku Gjirokastër, 1 i paracaktuar
Qarku Fier, 5 të paracaktuara
Qarku Korçë, 3 të paracaktuara
Qarku Kukës, 1 i paracaktuar
Qarku Lezhë, 2 të paracaktuara
Qarku Shkodër, 4 të paracaktuara
Qarku Tiranë, 12 të paracaktuara
Qarku Vlorë, 4 të paracaktuara

Nga një sondazh që zhvillova për Report TV para një muaji, rezultoi se 46 deputetët e paracaktuar të PS-së (nga Rama) e kanë tejet të sigurt mandatin (madje, edhe të paktën 34 të tjerë nga listat e hapura kanë gjasa të mira ta fitojnë mandatin). Ndërsa 46 deputetët e paracaktuar të PD-së (nga Berisha) nuk e kanë krejt të sigurt mandatin.

Kështu, në qarkun Berat, kandidati i dytë në listën e mbyllur të PD-së ishte disa centimetra statistikore afër marrjes së mandatit, por nuk e arrinte dot atë. Do t’i duhet goxha punë ta marrë deri më 11 maj…

Në qarkun Tiranë, kandidati i dymbëdhtjetë në listën e mbyllur të PD-së ishte disa centimetra statistikore afër marrjes së mandatit, por nuk e arrinte dot atë. Do t’i duhet goxha punë ta marrë deri më 11 maj…

Qarku Vlorë ishte më i rrezikshmi për kandidatët e listës së mbyllur të PD-së. Nga 4 kandidatura të paracaktuara nga Berisha, vetëm 2 rezultonin krejt të siguarta në sondazh. Dy të tjerat shumë të vështirë do ta kenë betejën deri më 11 maj…

(SHËNIM: Në disa qarqe, si Kukës, Lezhë, Fier e Korçë, PD-ja e kalonte në sondazh kufirin minimal 33-përqindësh të listës së mbyllur)

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?