TIRANË- Për maturantët momenti më i vështirë është zgjedhja e degës që do të studiojnë në universitet, dhe për të jua bërë këtë vendim më të lehtë 46 universitete italiane erdhën në Shqipëri dhe prezantuan për të rinjtë në formën e një panairi të gjitha mundësitë që ata kanë.
“Ky event mbledh universiteteve italiane, për ti sjell publikut, nxënësve, ofertën e tyre për të studiuar në Itali. Kemi ftuar 46 universitete italiane, akademi artesh dhe konservatore, për të ardhur këtu dhe për të prezantuar ofertën dhe mundësitë që ju ofrojnë nxnësve shqiptarë”, tha Alessandro Ruggera nga Instituti Italian i Kulturës.
Mirëpo, përveç sjelljes së ofertave, aktiviteti ka për synim edhe krijimin e mundësive për bashkëpunim mes universiteteve shqiptare dhe atyre italiane.
“Qëllimi i aktivitetit është për të krijuar mundësinë universiteteve shqiptare dhe italiane për marrëveshje bashkëpunimi dhe për të ju dhënë mundësi nxënësve për të studiuar në Itali”, tregoi Ruggera.
Për të gjithë ata që nuk e arrijnë këtë panair, informacionet mund ti marri edhe në Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.