TIRANË- Në 6 muaj epidemi 280 fëmijë janë infektuar në total nga COVID-19 në vendin tonë.
Aktualisht në repartin infektiv të pediatrisë në QSUT janë të shtruar 8 fëmijë që kanë prekje të pulmoneve dhe sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas informacioneve nga pediatria ata po përjetojnë formë të mesme të sëmundjes. Nga 280 të prekur, 47 fëmijë janë aktiv nga COVID-19.
Të gjithë fëmijët që kane nevojë për hospitalizim pasi preken nga koronavirusi shtrohen në pavjonin infektiv të pediatrisë, që është i izoluar nga ambjentet e tjera
Komento