Politikë

47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes AI, hapja spektakolare e samitit në Tiranë 'shkrin' ndërkombëtarët (VIDEO)

16 Maj, 12:51| Përditesimi: 16 Maj, 14:51

  • Share

TIRANË - Hapja e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, u bë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me një hyrje spektakolare, tejet kreative dhe shumë argëtuese për 47 liderët e Europës, përfshirë ata të Bashkimit Europian.

Pas një video-mesazhi nga fëmijët shqiptarë që shprehnin aspiratën e tyre për një ardhme në Europë të bashkuar e të paqtë, pamje nga tranzicioni, koreografi me motive popullore, imazhe nga periudha historike të vendit, çelja e samitit përfundoi me një video argëtuese të krijuar përmes inteligjencës artificiale.

Të gjithë liderët e Europës ishin 'kthyer' në fëmijë dhe uronin mirëardhjen në Shqipëri në gjuhët përkatëse.

 

 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?