TIRANË - Hapja e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, u bë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me një hyrje spektakolare, tejet kreative dhe shumë argëtuese për 47 liderët e Europës, përfshirë ata të Bashkimit Europian.
Pas një video-mesazhi nga fëmijët shqiptarë që shprehnin aspiratën e tyre për një ardhme në Europë të bashkuar e të paqtë, pamje nga tranzicioni, koreografi me motive popullore, imazhe nga periudha historike të vendit, çelja e samitit përfundoi me një video argëtuese të krijuar përmes inteligjencës artificiale.
Të gjithë liderët e Europës ishin 'kthyer' në fëmijë dhe uronin mirëardhjen në Shqipëri në gjuhët përkatëse.
Komente

Pas pikturave te femijeve te perfshira ne cdo cep te tendes ku u be mbledhja,kjo video ishte krijimi me i bukur.Duhet te kishin bere nga nje kopje e t'ua jepnin si dhurate te ftuarve.Politika ka nevoje te relaksoje /muskujt/ here pas here.
Përgjigju