Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi sot se u lidh kontrata me vlerë 4.7 milionë euro, për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci shkruan se ky projekt do të zbatohet nga kompania ALB Star, e cila fitoi kontratën.
4.7 milionë euro, lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona. Ky projekt do të zbatohet nga kompania ALB Star e cila fitoi kontratën 4.7 milionë euro. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është njoftuar për nënshkrimin e kontratës mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kompanisë Alb Star e cila parashikon që punimët te perfundojnë me 2 tetor 2025. Kjo ndërhyrje, është vijim i një sërë investimesh të mëdha që kanë përfshirë Shkodrën, ku ka nisur puna për hyrjen e qytetit, investimi 11 mln euro për segmentin nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallekut, si dhe transformimin e Zdrales", shkruan ai.
Ky është një investim që do të lidh Shirokë- Zogaj me Malin e Zi.
Turpi ju MBULOFTE qe nuk investon per plotësimin e elementeve jetike per mijëra banore te Shkodres por shperdoron miliona per 100 banore!
Përgjigju