Sociale

47 vite bletërritës, Isai nga Patosi për Report Tv: Zanatin dua t’ua lë fëmijëve! Sot Dita Ndërkombëtare e Bletëve

20 Maj, 16:04| Përditesimi: 20 Maj, 17:04

  • Share

Prej më shumë se 47 vitesh, Isa Baha ia ka kushtuar jetën bletarisë. Me mbi 80 koshere, ai është i vetmi që merret me këtë zanat në fshatin Sharrëz të bashkisë së Patosit. Për të, bletaria nuk është thjesht një punë, por një pasion i trashëguar, të cilit i është përkushtuar me shumë durim.

“Jam bletërritës që nga viti 1978. E kam me shumë pasion këtë zanat. Bleta thonë që është mbarësi, por kërkon shumë punë. Sidomos tani, është periudha kur ka nevojë për kujdes të veçantë. Duhet kontrolluar të paktën një herë në javë”, thotë bletërritësi Isa Baha

Të ardhurat që siguron nga ky aktivitet, janë të kënaqshme.

“Deri tani jam i kënaqur. Edhe nga shteti, subvencionimet i kam marrë. Prodhimin vijnë ma marrin në shtëpi”

Me dashurinë që rritjen e bletëve Isa Baha shpreson që kjo traditë të mos humbasë, por të vazhdojë edhe me brezat e rinj në familjen e tij.

“Kam mbi 80 koshere. E kam me shumë pasion dhe dua që këtë zanat t’ua lë fëmijëve.”

Sot, 20 Maj është Dita Ndërkombëtare të Bletëve. Duke qenë shumë të rëndësishme për shëndetin e planetit tonë, OKB i dedikon një ditë për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e këtyre insekteve pjalmuese, kërcënimet me të cilat përballen dhe kontributin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm të planetit.

K.T./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?