Me luftën në Ukrainë është kthyer vëmendja tek industria ushtarake e cila për 33 vjet u la në harresë duke sjellë jo vetëm amortizim por dhe shkatërrim dhe vjedhje.
Por çfarë armatimesh ka pasur Ministria e Mbrojtjes?
E zbulon deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia në ‘5 pyetje nga Babaramo’
-Pistoleta të kalibrave të ndryshme 480 mijë
-Automatikë 276 mijë
-Pushkë të llojeve të ndryshm 364 mijë
-Mitrolozë të rëndë 36 mijë
-Murtaja 60 ml 7100
-Granathedhësh mortaja 160
Avionë 240
Anije 100
Çfarë ndodhi?
Në vitin 2011 Shqipëria u përfshi në një proces demontimit të stokut gjigand sovjeto- kinez të municioneve luftarake, të trashëguar nga koha e diktaturës.
Koloneli Çlirim Toçi me banim në Estoni e quan ‘një nga gabimet e mëdha’ që janë bërë.
“Jemi të veçantët në atë që ka bërë Shqipëria. Fatkeqësisht kemi qenë shumë të zellshëm për të shkatërruar dhe ato numrat që zoti Qefalia i përmendi në studio’ tha ai.
Solli shembuj të Europës Lindore që e kanë përshtatur këtë infrastrukturës ushtarake duke arritur jo vetëm të prodhojnë por dhe të shesin. Dhe bën apel shtetit të mbështesë këtë industri.
Këtu në Estoni vazhdojnë kërkim zhvillimin. Mbështeten nga shteti e privati për të prodhuar municione drone, për tu bërë pjesë e konsorciume të ndryshme ndërkombëtare. Ne kemi humbur dijebërjen. Ne kishim, Mig 21, më shumë se 200 avionë. Kroacia nuk e ka hequr akoma Mig 21 akoma e ka përditësuar. Ne humbëm dijebërjen të cilën arritëm ta vendosnim në forcat ajrore të Shqipërisë dhe një ditë të bukur ndaluam së ekzistuari. Lamë të kalbeshin këto Mig dhe jo ti përdornim qoftë për shfaqje ajrore. Sot Kroacia i ka akoma Mig 21 për të mbrojtur hapësirën ajrore” thotë kolonel Çlirim Toçi
Artur Meçollari, ish zv.komandant i flotës detare argumenton:
"Vërtet Polonia e Sllovakia kanë pasur municione të ish bashkimit sovjetik, por ne municionin e fundit që kemi marrë nga Kina e Bashkimi Sovjetik e kemi marrë në 1976. Për të ndihmuar Ukrainën bëhet fjalë për municione artilierie që nuk e kemi prodhuar asnjëherë"
Deputeti Xhemal Qefalia: Kemi prodhuar 21 milionë fishekë. A e dini se Serbia sot shet armatim? Ne nuk i kemi. Kemi prodhuar me miliona fishekë.
Pyetja që lind është nëse rihapet uzina e Gramshit a ka njerëz që punojnë?
"Ka ish specialistë të uzinës. janë në moshë të madhe por të jemi të qartë që nuk i përgjigjen teknologjisë së re, por kemi mundësinë të formojmë specialistët" tha kryebashkiaku i Gramshit, Besjan Ajazi
Lajmi kryesor:
Baza e NATO-s në Kuçovë taktike/ Koloneli për '5 pyetje': Mund të përdoret dhe për kontrollin e hapësirës ajrore në rajon! Rusia është kërcënim i qartë
S.G//ReportTv.al