“Përse ma keni arrestuar babain 72 vjeç, ai është profesor. Po na trajtoni si Kulak, Selimi s‘ka asnjë lidhje me drogën“.
Ka qenë ky reagimi i parë i Arbër Çekajt i cili nga salla e gjyqit në apelin e gjykatës së posaçme ku kërkon pafajësi për akuzën e trafikimit të 613 kg kokainë foli për arrestimin e babit të tij po me të njëjtën akuzë por me 49 kg kokainë.
Ndërkohë që Selim Çekaj që u la në burg sot nga gjykata në burg, tkesa u arrestua një ditë më parë në Durrës, pasi në kontenierin që ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Seanca ndaj Selim Çekaj e cila do të mbahej të shtunën, u bë mesditën e të premtes ku sipas avokatit Maks Haxhiaj as ai s’ishte njoftuar. Policia dhe Prokuroria po kryejnë hetime për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Mbrojtja gjatë seancës gjyqësore dorëzoi edhe kontratën ku sipas tyre përgjegjësia se çfarë ka në konteiner për aq kohë sa ai është brenda portit nuk është e porositësit të mallit por e dërguesit.
U bënë rreth 3 vite kur nga operacioni "bora e fundit" ku janë sekuestruar 613 kg kokainë të kapur në magazinat kompanisë së bananeve 'Arbri Garden' në Maminas, me pronar Arbër Çekajn, ndërsa ky i fundit ra në pranga. Ndërkaq edhe Donaldo Lushaj administratori i kompanisë "Arbi Garden" është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg.
Por historia është përsëritur pasi mëngjesin e djeshëm 49 kg kokainë është sekuestruar nga konteineri me banane që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Durrësit, ndërsa është arrestuar administratori i firmës ECOALMAX me qendër në Maminas që posedonte kontejnerin, Selim Çekaj, 72 vjeç. Selim Çekaj është babai i Arbën Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë në 2018. Konteineri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të konteinerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.
Pas skanimit të konteinerit të ardhur nga Ekuadori me bananet ka rezultuar me pullë të kuqe dhe autoritete doganore kanë kërkuar që të futej në magazinë, por Selim Çekaj nuk ka pranuar që ajo të futej në magazinë duke thënë se ai ka porositur vetëm bananet. Kjo ka bërë që autoritete të hapin konteinerin aty ku ishte duke zbuluar drogën e llojit kokainë. Selim Çekaj nuk ka pranuar që të ishte autori i saj duke thënë se ai është tregtar frutash dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën. Edhe pse Selim Çekaj nuk ka pranuar kokainë në kontejner, ai është arrestuar.
Avokati i Selim Çekajt, Neshat Fana, e ka konsideruar "marrëzi" arrestimin e klientit të tij, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në kontenierin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.
Fana u shpreh se nuk ka asnjë provë që vërtetojnë se Selim Çekaj ishte porositësi i ngarkesës së lëndës narkotike, duke theksuar se blerësi ka të drejtë që konteinerin ta kontrollojë vetëm ku futet në magazinë dhe se nuk ka asnjë përgjegjësi tjetër. Sipa stij, përgjegjësinë për ngarkesën e ka kompania në Ekuador.
Po ashtu ai shton se kointeneri ka dy muaj që "sorollatet" nga një port tek tjetri, duke aluduar se ngarkesa mund të jetë ndërruar.
"Ka një kontratë e cila shkruan në nenin 7 që përgjegjësinë për konteinerin nga Ekuadori deri në futjen enë magazinë, e mbanë shitësi. Po ashtu thuhet se blerësi ka të drejtë të kontrollojë konteinerin kur futet në magazinë dhe vetëm atëherë ka të drejtë ta hapi dhe të shohë mallin dhe asnjë përgjegjës tjetër. Nuk ka asnjë provë që ky njeri të jetë marrë me atë porosi. Plak njeri i nderuar, mësues, nuk di as anglisht as spanjisht, nuk di as kompjuterin, Si u lidh ai me ata? Me cilët kontaktoi? Ai konteiner ka dy muaj që vjen vërdallë port më port. U kontrollua në magazinë, ndërkohë që në port u deshën pajisje të sofistikuara për të hapur atë gjë, ndërsa ku u kontrollua në magazinë, nuk u gjet asnjë vegël se si ai do e hapte atë. Është një marrëzi. Nuk kanë as humanizëm, se lere drejtësi që nuk ka fare. Ky është aktivitet kriminal që luhet diku tjetër dhe është piketuar një ndërmarrje e pambrojtur për t'i hapur rrugë ndonjë sasie tjetër. Nuk ka asnjë provë, zero", tha ai.
Gjykata e Shkallës së parë në Durrës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekaj, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në konteinerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.
Ka qenë gjyqtari Rexhep Bekteshi ai që ka vendosur ‘arrest me burg’ për Çekajn. Prokurorja Enkeleda Xhengo e akuzoi Çekajn për trafik ndërkombëtar droge. Në mbrojtje të Çekajt ishin avokatët Maksim Haxhiaj dhe Neshat Fana. Ata kanë mohuar akuzën ndaj Çekajt. Ata thonë se klienti i tyre nuk ka kurrfarë lidhje me drogën e kapur në port.
o bobi na cafe gerrneten me deklaraten se na qenka profesor baba jot...se edhe mbrojtja qe i bere vetes ne sallen e gjyqit valvisje flamurin se na qenke dhe me universitet e nuk i ben keto gjera ti. o robo e provove e nuk te heci ...te kerkojne leket ndoshta bashkpunetoret e tuaj per ndgarkesen qe ta kapen e baba jot ndoshta esht detyruar qe ta beje kete per ti dhene leket ortakeve te tuaj.hajt se e provove e nuk te heci e ul koken e shtrengo bythen e bej ate burg se nuk te heci...ose ndoshta nuk te heci kete rradhe se mund te kesh kaluar droge heret e tjera
PërgjigjuJo,nuk po ju trajtojme,si kulake,po ju trajtojme si gangstere krimi dhe si trafikante droge ty dhe << profesorin>> tend me grade shkencore ne blerjen e trafikun e droges me ane te bananeve. More Cekaj Sr & Jr,po kaq budallenj e kujtoni ju shtetin ?! Ta benit nje here,hajt se dhe ndodh,por kur droga vjen per te dyten here per te njejtin emer e te njejten magazine,ju dhe avokatet tuaj gjeni ndonje leshko te genjeni,jo shtetin .
Përgjigju