SPAK ka regjistruar çështjen e Selim Çekaj, i cili u arrestuar për gjetjen e 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që ai kishte porositur. Dosja e tij u regjistruar në SPAK pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Durrësit për këtë çështje. Gjykata e Posaçme pritej të jepte sot vendim pas apelimit të masës së sigurisë nga Selim Çekaj për të mos qëndruar në qeli, por vendimi u shty për shkak se mungonte avokati i Çekajt. Gjykata e Posaçme do të vendos ditën e nesërme në orën 11:00 nëse Selim Çekaj do të vijojë të qëndrojë në qeli apo jo.
Vetë Selim Çekaj ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se ka bashkëshorten për t'u kujdesur duke qenë se edhe i biri është i arrestuar. Vetë Selim Çekaj ka mohuar të ketë dijeni për drogën dhe shprehet se ajo nuk i përket atij pasi ai kishte porositur vetëm banane. Sipas tij duhet ta gjejë vetë polica se kujt i përket droga.
Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas po brenda një kontejneri.
Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.
More drogaxhi,ke kujton t'i se genjen,apo mallengjen?Tani u kujtove per gruan ti.Zakonisht ne mendesine shqiptare,jane grate ato qe jane kujdesur per burrat e djemte,sidomos ato te moshes se ketyre.Aty te rrish,ne burg e ke vendin bashke me tet bir, me te cilin dhe me shoket e tij beje <<tregeti>>.
PërgjigjuKete shpalljen e mos kompetences nga gjykatat arnautase nuk e kuptoj.
Përgjigju