Ambulancat sot te Spitali Infektiv

490 raste të reja me COVID dhe 7 viktima/ Rritet numri i testimeve, shkon mbi 2500! 10 policë dhe 10 avokatë humbin betejën me virusin! 280 efektivë të karantinuar

13 Nëntor 2020, 16:14| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 19:29

  • Share

TIRANË- Kjo e premte ka shënuar një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, ku kanë rezultuar pozitiv 490 persona, 80 më shumë krahasuar me një ditë më parë. Një rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe numri i testimeve, një kërkesë kjo e vazhdueshme e opozitës, por edhe e presidentit Ilir Meta. Ditën e sotme janë kryer në total 2,508 teste.

Fatkeqësisht, edhe sot kanë humbur betejën me këtë virus 7 persona, mes tyre edhe një 47-vjeçar.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani", thuhet në njoftimin zyrtar.

Në një bilanc më të përgjithshëm, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj, në total kanë humbur jetën  605 persona. Teksa numri i rasteve të reja vijon të jetë i lartë, nuk është e njëja situatë me të shëruarit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë ndërkohë që në total në këto spitale janë 460 shtretër. 16 pacientë ndodhen në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Shpërndarja e rasteve
203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.

COVID-19 – Statistika (13 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 490
Të shëruar ne 24 orë 93
Të shtruar në spitale 381
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,508

Testime totale 150,740
Raste pozitive 26,701
Raste të shëruara 12,667
Raste Aktive 13,429
Humbje jete 605

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 6640
Durrës 1115
Fier 1004
Korçë 813
Shkodër 787
Elbasan 688
Vlorë 579
Lezhë 569
Berat 412
Gjirokastër 365
Kukës 322
Dibër 135

Ora 15:59
Berat, 2 kujdestare të infektuara me COVID, mbyllet qendra e fëmijëve me aftësi ndryshe

BERAT- ISHSH ka mbyllur qendrën e Zhvillimit Rajonal 'Unë jam si ju' për fëmijët me aftësi ndryshe, duke karantinuar 46 fëmijët dhe kujdestaret.

Mbyllja e kësaj qendre ka ardhur pasi kanë rezultuar me koronavirus 2 prej kujdestareve, ndërkohë u është marrë tamponi dhe pritet përgjigja për 6 kujdestare të tjera dhe 12 fëmijë.

Qendra do të qëndrojë e mbyllur deri në një urdhër të dytë, ndërkohë është kryer dezinfektimi i ambienteve.

Ora 11:44
COVID i 'pamëshirshëm'/ 10 avokatë e 10 policë të vdekur, 280 efektivë të karantinuar! 6 mësues të prekur të shtruar në spital

TIRANË- Që nga nisja e pandemisë, COVID-19 ka "rrëmbyer" dhjetëra jetë njerëzish, mes tyre edhe policë, avokat, mësues.

Në më shumë se 8 muaj pandemi, bilanci është tepër i rënduar. Mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 10 avokatë, 10 policë, 8 mësues. Avokati Saimir Vishaj në një intervistë me gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ka deklaruar se avokatët po punojnë në kushte shumë të vështira pune, në salla shumë të vogla, ku është e vështirë që të ruhet distanca, teksa ka një kërkesë për qeverinë.

"Pak minuta më parë ka vdekur dhe një avokat në Tiranë,  çka e çon në 10 nr e avokatëve të vdekur nga COVID. Kemi punuar në kushte të vështira në seanca pa distancë. Jemi munduar që edhe në këtë kohë pandemie të mos vëmë në rrezik jetët tona. Të pezullohen taksat dhe tatimet e avokatëve për sa kohë nuk punojnë. Në një metër katror 1 njeri, mungesa e oksigjenit në institucionet që ne punojmë është tepër e madhe. Ajo  që na shqetëson më shumë është edhe fakti që sot gjykatat janë të mbyllura. 10 janë në Berat Tiranë, Gjirokastër. Janë të moshës 50- 60 vjeç", tha Vishaj.

Situata tepër e rënduar paraqitet edhe në radhët e uniformave blu. Gazetari Sokol Dema bën me dije se 280 policë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe po kurohen në shtëpi, teksa fatkeqësisht 10 efektivë e kanë humbur këtë betejë.

COVID-i nuk ka kursyer as mësuesit. Mësohet se 8 mësues kanë ndërruar jetë, kurse 5 të tjerë ndodhen të shtruar në spital.

Ora 09:55
Humb betejën me COVID një mësuese në Fier! Kushi: Një mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë

FIER- Një tjetër mësuese e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Fier.

Bëhet fjalë për mësuesen Violeta Liçaj. Ajo ishte mësese në shkollën në shkollën 9 vjeçare "Liri Gero" prej më shumë se 40 vitesh.

Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila shkruan se ajo ka qenë një mësuese model që ka shërbyer me përkushtim në punën e saj.

Deri më tani kanë humbur betejën nga COVID gjithsej 8 mësues, kurse 5 të tjerë ndodhen në spital dhe po marrin mjekin për ta mposhtur virusin.

 

Ora 18:04
6 punonjës të karantinuar, Gjykata e Beratit redukton veprimtarinë e saj me një afat të papërcaktuar

Edhe Gjykata e rrethit Gjyqësor Berat ka vendosur të reduktojë veprimtarinë e saj për shkak se 6 prej punonjësve janë vetëkarantinuar dhe presin përgjigjen e tamponit për koronavirusin.

Ajo ka vendosur reduktimin e veprimtarisë gjyqësore për një periudhë të pacaktuar ku do të trajtohen vetëm çështje të karakterit urgjent.

Rinisja e punës do të komunikohet në një moment të dytë duke parë vijimin e situatës së koronavirusit në vend.

Vendimi i Gjykatës së Beratit
B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rilinda e M...: 13/11/2020 22:59

    Normale qe do kete shtimete rasteve+. COVID nuk ben pushim nga ora 6-24.tamam koha per kafe etj.rrofte rilindja e leshit

    Përgjigju
  • Sondrazh: 13/11/2020 19:43

    Per pun ekonomije nuk ka nevoj per sondazh or ju falt Zoti,kur behen sondazhe te ketilla do te thot ju gazepall nuk rruni ne Shqipri,ne pa kete dallaveren e kodit te syve te juaj ishim ne kriz dhe ndihmoheshim i çik edhe fal emigracionit jo ma me ket shpikjen e ndonje gjytrymi te sferave te padukshme qe smarrim frym fare

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 13/11/2020 19:38

    Tju q**** motra policave Sa ma shum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?