Festa kombëtare greke, ceremoni në zonat minoritare! Në Bularat përkujtohet 4-vjetori i vrasjes së Kacifas (VIDEO)

28 Tetor 2022, 10:24| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 15:52

  • Share

Festa kombëtare e Greqisë, e njohur si festa e Jo-së u kremtua në zonat minoritare të jugut.

Në varrezat e ushtarëve grek në Kelcyre morën pjesë në ceremoni ambasadorja e Greqise, Sofia Filipidou, familjar të të rënëve në luftën e dytë botëtore, deputetët minoritar Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo si dhe  Vasilis Jojakas deputet i nea demokracia dhe Hrisulakis sekretar në ministrine e jashtme greke.

Ndërsa në Bularat u përkujtua 4 vjetori i ekstremsitit grek, Konstantinos Katsifas, i cili u vra në përplasje me forcat tona të policisë.  Mesha u mbajt nga kreu i Mitropolose se Gjirokastres Dhimitrios. Në ceremoni u panë dhe nxënës të shkollave 9 vjeçare greke në Dropull.

Policia ngriti disa postoblloqe përgjatë akseve Gjirokastër- Tepelenë dhe Gjirokastër – Kakavije, por festa e Jo-së kaloi pa incidente.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa  ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta. Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit ngritën një sërë pretendimesh për këtë çështje.

Komento

Komente

  • Iris: 28/10/2022 23:31

    Kisha autoqefale shqiptare nuk duhet te lejoje prelate ne nivel mitropoliti te bejne meshe per nje terrorist.Nese familja ka qejf te beje nje meshe,le te marre nje prift te rendomte,por jo te rangut peshkop e mitropolit,gjithashtu perse kane marre pjese femije shkollash ne ceremoni,apo te mbajne gjalle dhe te trashegojne idealet terroriste tek te pafajshmit?! Kete terrorist shteti duhej t'a kishte varrosur ne det,sic vepruan amerikanet me Bin Ladenin,qe te mos kthehej ne idhull e vend pelegrinazhi per ata qe duan te deformojne historine.

    Përgjigju
  • Maks: 28/10/2022 14:49

    Si skan turp keta qeveritaret tane qe lejojn te mbahet perkujtimore nje terroristi grekofil Dhe jam i mendimit qe te gjith prifterinjt e ardhur nga gerqia te perzihen nga vendi dhe te vendisen prifterinj shqiptar dhe te jen sprovuar si patriota qe duan shqiperin

    Përgjigju
  • Albani: 28/10/2022 12:57

    Ju bleu greku shpirtin per 300 euro dhe nje leje qendrimi greke.Por injoranca dhe varferia jane te frikshme.

    Përgjigju
  • Vlora: 28/10/2022 12:26

    Cohu Enver dhe tregoju vendin ketyre kelysheve 300 eurosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?