Bota

5 adoleshentë përdhunojnë 14-vjeçaren në Belgjikë dhe publikojnë videon në mediat sociale, vajza vret veten

2 Qershor 2021, 17:38| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 17:52

  • Share

Një 14-vjeçare ka vrarë veten në Belgjikë pasi u përdhunua në grup nga pesë persona në një varrezë, të cilët më pas shpërndanë në internet pamjet e dhunës seksuale. Një veprim shokues që çoi në marrjen e jetës së një të miture, ndërsa ka tronditur një shoqëri të tërë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gavere,  ku 14-vjeçarja kishte lënë të takohej me një shokun e saj pranë një varreze, por në fakt ai e priste me 4 të tjerë, të cilët më pas abuzuan dhe e dhunuan atë seksualisht. Gjatë aktit ato kryen video e foto që më pas i publikuan në rrjete sociale.

4 ditë pas ngjarjes shokuese, e mitura vrau vetëm dhe vetëm atëherë familjarët dhe policia arritën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur. Ka qenë shoqja e adoleshentes së dhunuar që tregoi të gjithë atë që kishte ndodhur.

 Policia ka ndaluar 5 abuzuesit, të cilët ishin të moshave  nga 14  deri në 19 vjeç, madje dy prej minorenëve abuzues ishin vëllezër. Vdekja dhe përdhunimi i të miturës është përshkruar si ‘tragjedi çnjerëzore’.

Raste të tilla të përdhunimit në grup janë shënuar edhe në vendin tonë, ku pre e dhunës seksuale kanë qenë vajza të mitura, të cilat janë shantazhuar dhe kërcënuar duke u shkaktuar atyre jo vetëm dëme fizike, por edhe pasoja të rëndë emocionale e sociale. Përdhunimi është një vepër penale dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe për fat të keq këto nuk janë raste të izoluara. Shoqëria duhet të reagojë dhe t’i jap fund dhunës ndaj gruas dhe t’i mbrojë ato, pasi viktimat e dhunës nuk janë fajtorët, dhe të kuptohet njëherë e mirë që “JO, do të thotë JO”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?