Lifestyle

5 bimë që do të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë aromë të këndshme

6 Maj 2021, 23:05| Përditesimi: 6 Maj 2021, 23:08

  • Share

Pasja e një shtëpie me aromë të mirë dhe të këndshme mund të bëhet edhe në mënyrë natyrale pa pasur nevojë të shpenzoni për aromatizues, shumica e të cilave përmbajnë kimikate. Për të bërë këtë gjë mund të përdorni lulet natyralë, që përveç zbukurimit dhe ngjyrave që sjellin në shtëpi, do të ndihmojnë edhe në aromatizimin e saj në mënyrë natyrale. Ja 5 nga lulet që duhet të përdorni

1-Barbaroza ka aromë të theksuar dhe shumë të mirë. Në lidhje me kujdesin për to sigurohuni që ta vendosni në një ambient me dritë dhe t'i ujisni vazhdimisht.

2-Jasemini ka një aromë të ëmbël. Përveç luleve të tyre të bukura të bardha, kjo bimë ka një aromë të këndshme të ëmbël, e cila vihet re veçanërisht gjatë natës. Jasemini rritet më shpejt kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit, por mos e ujisni shumë shpesh.

3-Lulja e mentes është aromatike jo vetëm për gatimet por edhe për ambientin e shtëpisë.

4-Gardenia ka një aromë të ëmbël dhe një pamje të bukur. Gardeniat janë një nga bimët më aromatike dhe me lule të mrekullueshme të bardha.

5-Lavandër (Livando)me një aromë të theksuar por shumë të këndshme. Edhe pse kjo nuk është një bimë shtëpie shumë e zakonshme, rritja e livandës në shtëpi mund t'ju sjellë shumë përfitime. Lulet e saj vjollcë duken të mrekullueshme dhe aroma që i jep shtëpisë tuaj është  fantastike

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?