Sociale

5 dekada histori, Instituti për Krimet e Komunizmit sjell kolanën nga regjimi i errët, studiuesja: Politika detyrim moral zbardhjen e krimeve! Historia të përfshihet në shkolla

22 Qershor 2021, 18:38| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 08:35

  • Share

Një histori e zhvilluar nga viti 1941 që në periudhën e Luftës së Dytë Botërore deri në 1991 që krijon antropologjinë e regjimit komunist në Shqipëri. Kështu vjen kolana e një cikli botimesh në formë intervistash, dëshmish, rrëfimesh dhe shënimesh mbi të mbijetuarit e sistemit komunist në Shqipëri nga Instituti Studimor i Krimeve dhe Pasojava të komunizmit. Studiuesja Luljeta Lleshanaku tregon se pavarësisht përpjekjese dokumentuese  ende nuk është bërë asgjë për të dhënë drejtësi për viktimat e asaj periudhe të errët të historisë.

 “Shtrëngimet e qafës dhe këmbës më jepnin shtrëngim në gjoks, thashë me vete: Dashkan me më marrë frymën! E mbusha gjoksin me frymë dhe po prisja. Edhe ata e kuptuan… Kur vinte momenti që nxirrja frymën, ata “fap” e tërhiqnin çarçafin deri në momentin që ata mendonin se ishte fundi. Duart i kisha të lidhura me hekura mbrapa. Më dhimbnin kockat nga hekurat që kisha te duart dhe te këmbët. Ato ishin shufra hekuri me vida që shtrëngoheshin sa të doje. Ishte një torturë të tmerrshme”.

Ky është vetëm një fragment nga kujtimet që ruan Dashamir Hyseni Kovaçi. I burgosur më 28 shkurt 1975 me akuzën si një prej ideatorëve të vrasjes së diktatorit Enver Hoxha ai i pararprin një morie dëshmish të tjera të ardhura nga të mbijetuarit e sistemit komunist si përvoja të jetuara në burgjet dhe kampet e internimit të regjimit komunist në vendin tonë, duke i bërë të pakontentueshme gjurmët e pafshira të krimeve të një faqe të errët të historisë sonë .

Zgjatur për disa dekada me radhë nga 1943 në 1990 Shqipëria është një ndër vendet që për fat të keq ka vuajtur një ndër regjimet më të vështira e të egra të sistemit komunist.

Në një interviste për Report tv studiuesja dhe shkrimtarja Luljeta Lleshanaku thotë se nevojitet një reformim i sistemit arsimor, ku historia e Komunizmit të përfshihet si lëndë mësimore në shkolla për të rinjtë.

 “Ne po përpiqemi të gjejmë qasje që përmes këtyre projekteve të gjejmë mënyrën për të tërhequr vëmendjen e të rinjve. Duhet të veprohet në mënyrë institucionale. Supozohet është një lloj kontributi i yni për sistemin arsimor. Sado punë të bëj instituti nuk mund ta zëvendësoj rolin e shkollës. Pse e theksojmë sa e rëmdësishme është të përfshihet historia e Komunizmit në shkolla  sepse aty edukohen brezat e rinj, ata që s’dinë asgjë për periudhën e komunizmit. Kur them reformë në sistemin arsimor, do të thotë të  futen lëndë të posaçme si histori në nivele të ndryshme. Natyrisht, literatura dhe hartimi i teksteve përllogaritet mirë  nga ekspertët: si mund të ja serivirim një nxënësi  për shembull në klasën e 7-të, si mund t’ja servirësh një studenti....  E rëndësishme është që të rinjtë të njihen e të mësohen për këtë pjesë të historisë. Pra bëhet fjalë të futet në tekstet e historisë si suplement", shprehet  studiuesja Luljeta Lleshanaku.

Teksa e quan epokën e komunizmit një faqe të errët të historisë së vendit, për studiuesen Lleshanaku ajo çfarë ka mbetur një orë e ndalur për të cilën ende nuk është dhënë ende sot drejtësi, është zëri i politikës, si detyrim moral i shoqërisë për të bërë transparencë mbi krimet e komunizmit.

 “Me dëshmitë e komunizmit nuk është e lehtë t’i kërkosh një të mbijetuari nga burgjet dhe kampet të dëshmojë. Reagimi i parë është kujt i duhet, reagimi i parë është refuzim. Natyrisht që ka një shpjegim goxha bindës në gjithë këtë refuzim, sepse gjatë këtyre 30 viteve postkomunizëm ajo çka duhet të ndodhte drejtësia tranzitore nuk ndodhi, nuk u vu drejtësi.  Kjo është një arsyet që ne nuk gjejmë paqe në këtë shoqëri. Në momentin që ti si shoqëri nuk ke vënë drejtësi nuk gjen paqe. Regjimi ra në vitin 1991 dhe kanë kaluar 30 vjet dhe kujtesa bën punën e vet”, shton ajo.

“ Qëllimi i këtyre botimeve nuk është thjesht të bjerë në dorën e lexuesit apo thjesht një detyrim moral që ne i kemi kësaj shtrese të shoqërisë. Këto botime që janë frut i një pune jo të vogël jo vetëm e institutit por edhe bashkëpunëtorëve të jashtëm... sepse duhet dhe një qasje tjetër për të informuar mbi historinë e Komunizmit”, shprehet Lleshanaku

Në kolanën e fundit të botimeve e Institutit të Krimeve të Komuznimit përfshihen një cikël veprash të ardhura në forma esesh, publicistikë, intervista , rrëfime dëshmish duke filluar nga “Zërat e Kujtesës” në gjashtë vëllime, “Në kërkim të ditëve Frymëzuese”, Sami Rrepishti, “Disidente Ramize Gjebrea” , nga Vasfi Baruti, Karuseli i Totalitarizmit nga Islam Spahia, “Saga e familjes Traboini” nga Kolec Mirash Traboini etj..

 

 

VIDEO/ Intervista e plote 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?