5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet

18 Gusht, 11:53| Përditesimi: 18 Gusht, 15:27

  • Share

42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur numri i turistëve këtë verë. 23% prej tyre janë turistë të huaj. Shifrat i bëri me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku edhe listoi 5 destinacionet më të preferuara të vizitorëve.

Ndër to për nga numri i vizitorëve kryeson kalaja e Gjirokastrës me 120.723 vizitorë e më pas renditet muzeu i Krujës.

‘Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj

Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë

Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë

Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë

Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë.’- shkruan Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sna: 18/08/2024 15:33

    TE VAZHDOHEN INVESTIMET NE BERAT DHE GJIROKASTER,,,JANE DY QYTETE OSMANE,,,TE INVESTOHET NE MIREMBAJTJEN E SHTEPIVE,,KALLDREMEVE..UJIT ETJ...

    Përgjigju
  • Arb: 18/08/2024 12:59

    Kane harruar edhe Syrin e Kalter, ka shume vizitore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?