5 ditë luftë mes Azerbajxhani dhe Armenisë, mbi 100 viktima! Palët nuk tërhiqen mbrapsht

1 Tetor 2020, 10:47| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 10:58

  • Share

Luftimet kanë hyrë në ditën e pestë në zonën e Karabakut të  Sipërm dhe palët nuk kanë treguar asnjë shenjë se do të tërhiqen mbrapsht.

 Ndërkohë që janë raportuar më shumë se 100  viktima në  luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Karabakut. Në një deklaratë për median Presidenti i Azerbajxhanit u shpreh se ata nuk kanë ndërmend të heqin dorë.

“Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, megjithatë është ende e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt. Të mërkurën, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit.

Ndërkohë që Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit. Në anën tjetër ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u bëri propozim qeverive që të jetë ai në krye të dialogut, qeverive të dy vendeve që pretendojnë zonën, Azerbajxhanin dhe Armeninë. Të Mërkurën, zyra e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ai kishte thirrur ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit për të thënë se Rusia ishte e gatshme të priste bisedimet./Përgatiti Suada Mehmetaj

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?