Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se dy vajzat e mitura kanë deklaruar se janë larguar nga banesat pasi prindërit e tyre nuk silleshin mirë me ta. Vajzat kanë thënë se janë larguar me dëshirë. Sipas tyre, nuk ka patur persona të tjerë që t'i kenë detyruar për të ikur. Ato janë shprehur se konfliktet në familje, një nga vajzat i ka prindërit e divorcuar, i kanë detyruar që të ikin nga shtëpia.
Lajmi kryesor:
Të zhdukura që më 1 janar/ Gjenden në një hotel në Përmet 2 të miturat nga Tirana! Vajzat: Ikëm me dëshirë, prindërit silleshin keq me ne
B.K.//ReportTv.al