Ish-presidenti Ilir Meta

5 dosjet në SPAK që kanë nxjerrë jashtë kontrollit Ilir Metën, nga lobimi, kunati, pasaportat deri tek afera CEZ-DIA  

2 Shtator 2022, 18:11| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 18:22

  • Share

TIRANË- Ilir Meta ka intensifikuar konferencat për shtyp, daljet televizive dhe kërcënimet, duke demostruar shenja të shqetësimit të thellë në kufijtë e panikut. Në karrierën e tij politike, kjo është sëkëlldisja e tretë e Ilir Metës, pas publikimit të video-skandalit nga Dritan Prifti në vitin 2011 si dhe pas akuzave të Sali Berishës në vitin 2015 për planin e pretenduar për vrasjen e dy deputetëve. Alarmi i Ilir Metës është produkt i 5 dosjeve penale në SPAK, ku ish presidenti është protagonist i drejtpërdrejtë. Kurrë më parë në karrierën e tij 30-vjeçare politike Ilir Meta nuk ka pasur një numër të tillë llogarish të hapura me drejtësinë dhe asnjëherë më parë nuk është kaq pranë rrezikut për t’u marrë i pandehur, për çështjen kryesore, atë të lobimit. 

 Po cilat janë 5 dosjet e Ilir Metës? 

Dosja e lobimit 1
Në mes të muajit gusht të këtij viti, SPAK mori nën hetim Ilir Metën për lobim në SHBA me vlerë 690 mijë USD, para këto të padeklaruara as në KQZ dhe as në ILDKP. Procedimi penal ishte regjistruar që në qershor 2022, pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri. Në duart e hetuesve janë dy kontrata të LSI-së dhe Ilir Metës, me kompaninë McKeon Group në janar dhe qershor 2017, për t’i siguruar Metës takime dhe aktivitete në SHBA. Si ndërmjetëse është përdorur kompania “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro, me administratorin e të cilës kishte lidhje Vangjel Tavo. Meta po hetohet për veprat penale të korrupsionit dhe falsifikimit të formularëve. 

Lobimi 2 dhe fshehje pasurie 
Në fillim të muajit korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal, bazuar një një tjetër kallëzim penal të ish deputetit Halit Valteri. Pjesë e kallëzimit të dytë penal janë Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputeti Petrit Vasili, i ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, biznesmeni pranë LSI-së Muharrem Berisha, si dhe Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Në kallëzimin penal thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike, ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi. Në kallëzim referohen kontrata të tjera lobimi në 2017 të padeklaruara si dhe ngrihen dyshim për fshehje pasurie, përfshirë edhe godinën e LSI-së. Procedimi penale është regjistruar për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. 

Dosja e kunatit me SGS 
Në 25 korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal ka regjistruar një tjetër procedim penal nr. 137, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Të kallëzuar janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, valloi i Monikës, Drini Kryemadhi dhe vjehrri i Drinit, Nuri Peti. Drini Kryemadhi rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, me funksionin inxhinier mekanik. Drini Kryemadhi e kishte pagën më të lartë se sa CEO i SGS, në dhjetor të 2020 ka marrë edhe një shpërblim me vlerë 30 mijë USD, ndërsa dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë. Një pjesë të parave, Drini Kryemadhi ia ka kaluar LSI-së dhe Monikës. Ka dyshime të forta se SGS-ja i ka dhënë paratë Drini Kryemadhit në këmbim të heshtjes së Ministrisë së Transporteve që kontrollohej nga Meta, për moszbatimin e kontratës sa i takon investimeve në pikat e kolaudimit të automjeteve. 

Afera CEZ-DIA 
Në prill të këtij viti, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori Altin Dumani po ndjekin këtë hetim, ndërsa kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn, i dënuar me 11 vite burg. Vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, bashkëshortit të Vojsavës (i dënuar me 11 vite burg), 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.

Shitja e pasaportave 
Sipas burimeve, për Ilir Metën është referuar një tjetër kallëzim në SPAK, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, për çështjen e skandalit të nënshtetësive. Si President, Ilir Meta ka dhënë me dhjetëra nënshtetësi VIP, në mënyrë abuzive dhe në shkelje flagrante të ligjit, ndërsa ka dyshime të forta se një pjesë e pasaportave shqiptare për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë shitur. Meta u ka dhënë nënshtetësi në mënyrë të përshpejtuar, në shmangie të procedurës së zakonshme, si personalitete dhe VIP, peronave të dënuar për vrasje, vjedhje, grabitje, dhunë, militantëve partiakë, këngëtarëve të dasmave etj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Aga: 03/09/2022 08:53

    O Ilir Metaj e vërtetaj ti je par me zë e me figur që je mut burr. Vodhe me 1 dor 700 mij dollar e tani del e pëllet si një vesh gjat. Po mos u mërzit ksaj radhe sja hedh dot o Iliri flori që je bër më keq se Rexhep kasap Bule Leka [ kepi ] që e mban veten për fillozof e që ka vetëm 7 klas shkoll e thot un jam zheni. Pra dhe ti o Like je njësoi si Kepi. O Ilir po mos u mërzit se burgu për burra është do ta provosh e Monikës të fala do i çosh more kadosh.

    Përgjigju
  • Erik: 03/09/2022 08:44

    E presim pas hekurave kete krimb nje ore e me pare.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 02/09/2022 19:25

    O Ilir Metaj pse je nervozuar kaq shum mor pëllumb. Mos e mer me nxitim por me qetsi e me dashuri. E po shkove në burg sapunin do ta kapësh o Ilir familje ushtarake. Të fala nga Rexhep Kasap Bule Öeka [ kepi ]

    Përgjigju
  • Mesi: 02/09/2022 18:30

    Si duket, ne kembim te gamgamit mediatik, Rama i ka premtuar botuesit te "pavarur" Karlo nxjerrjen nga skena te Fanes dhe ndonje kontrate ekstra me prona publike.

    Përgjigju
    • Kistra: 02/09/2022 19:09

      Mesi, rri pa merak vella. Jo Rama po edhe Fanja vet po te doje te largohet nga skena, se lene te dale nga vallja.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?