Foto ilustruese

Shëndeti

5 efektet anësore të konsumimit të hudhrës

13 Korrik 2018, 09:35| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 09:46

  • Share

Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale të fuqishme por duhet të bëni kujdes me konsumin e tyre pasi mund të shkaktojë disa probleme në organizmin tonë të cilat i kemi renditur më poshtë:

  • Mund të shkaktojnë vjellje dhe urth

Sipas studimeve të ndryshme, konsumimi i hudhrës në sasi të tepërt mund të çojë në të vjella, madje edhe urth të stomakut.

  • Mund të rëndojë infeksionin vaginal

Një nga gjërat kyçe që duhet të mbani mend nëse vuani nga infeksioni vaginal është të shmangni hudhrën pasi mund të përkeqësojë infeksionin.

  • Dhimbje koke

Hudhra nëse merret në formën e saj të papërpunuar mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo pasi stimulon nervin trigeminal, i cili liron neuropeptidët që shkaktojnë dhimbje koke.

  • Skuqjet e lëkurës

Ushqimi i hudhrave mund të çojë në acarim të lëkurës dhe skuqje.

  • Era e keqe

Mungesa e higjenës personale mund të mos jetë vetëm shkaku i vetëm i erërave të këqija. Edhe konsumimi i hudhrave ndikon pasi në të ekzistojnë kimikate të ndryshme që kontribuojnë tek frymëmarrja e keqe.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?