5 gabimet që bëni me vendosjen e maskës mbrojtëse ndaj COVID-19

26 Prill 2020, 18:42| Përditesimi: 26 Prill 2020, 18:45

  • Share

Maskat mbrojtëse për fytyrën janë bërë pjesë e uniformës së re normale ën të gjithë botën, ku i madh e i vogël, janë të rrugë me 'armatimit' e tyre kundër koronavirusit. Maska ka për qëllim t'ju ndihmojë të parandaloni që të përhapni aksidentalisht ose të kapni një sëmundje infektive përmes rrugëve të frymëmarrjes si  COVID-19. Sipas Huffpost shpesh njerëzit i vendosin ata në mënyrën e gabuar duke u bërë burim jo vetëm i përhapjes së infeksionit por dhe marrjes së tij.

Ja 5 gabimet që bëni me vendosjen e maskës.

Gabimi 1. Maska ju mbulon vetëm gojën. Nëse e vendosni maskën aq poshtë sa të mbuloni vetëm gojën, po bëni gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës, pasi në të kundërt, rriten mundësitë që të infektoheni nga vetë maska juaj përmes hundës.

Gabimi 2. Maska juaj bie në kontakt me pjesë të tjera të trupit apo gjëra tuaja personale. Nëse koronavirusi kalon në veshjen, fytyrën apo trupin tuaj dhe maska e fytyrës i prek të gjitha këto, atëherë është një problem. E rëndësishme është që të mos e vendosni rreth qafës kur nuk doni ta keni në fytyrë. Ekspertët e shëndetësisë këshillojnë që të lahen duart para vendosjes dhe heqjes së maskës.

Gabimi 3. Maska nuk qëndron mirë në fytyrën tuaj. Qëllimi i maskës është që të mos qëndrojë e lirshme por të krijojë një barrierë që pengon ajrin të futet brenda. E rëndësishme është që të mos ju bezdisë, por edhe të qëndrojë fikse dhe të jetë në përputhshmëri me përmasat e fytyrës suaj, as më e madhe, as më e vogël.

Gabimi 4. Maska mbulon vetëm majën e hundës tuaj. Maska duhet të mbulojë hundën tuaj, në të kundërt do të lejoni që ajri të hyjë brenda. Prandaj maska duhet të përfundojë në kurrizin e hundës, as në fillim, as në fund.

Gabimi 5. Nuk e lani siç duhet pasi e hiqni. Nëse doni ta përdorni të njëjtën maskë disa herë, duhet të siguroheni që të mos jetë burim infektimi. Sugjerohet që të lahen në ujë të valuar për 10 minuta dhe të thahet para përdorimit për herën e dytë.

Komento

Komente

  • bavaria: 26/04/2020 19:07

    Rruga me e mire eshte qe te hiqni koken dhe ta leni ate ne nje vend te sigurte ne shtepi, te mbeshtjelle me nje rrobe te paster... Nuk rekomandohet futja e saj ne qese plastike... Kete menyre e ka shpikur qysh ne shekullin e XIX-te gjermani Baroni Mynhauzen, e nuk e di se pse u mbajt e fshehte kjo shpikje e nuk u perhap neper bote?!!....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?