Bib Ndreca dhe Ardit Mustafaj

Pesë gjyqtarë para Vetingut, dy prej tyre janë kërcënuar nga grupet kriminale, sot pa mbrojtje

27 Shkurt 2020, 16:38| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 16:44

  • Share

Pesë gjyqtarë të apelit dhe shkallës së parë do të dalin në datat dy dhe tre mars para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Në datën 2 mars, para Komisionit të Vetingut do të dalin gjyqtari Apelit Tiranë, Andi Civici, kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci dhe gjyqtarja në Gjykatën Administrative të Apelit, Bernina Kondi. Në tre mars, para Komisionit të Vetingut do të paraqiten dy anëtarë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Bib Ndreca dhe Ardit Mustafaj.

Për Bib Ndrecën, KPK ka zhvilluar një seancë dëgjimore në 26 shkurt, por seanca u shty për në fillim të marsit, pasi gjyqtari kërkoi kohë që të përgatiste mbrojtjen. Gjithashtu, Ndreca kërkoi rivlerësimin edhe për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësinë profesionale, pasi KPK-ja e kishte verifikuar vetëm për pasurinë. Ndreca është gjyqtari i dosjes së famshme 339, ku ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak. Pas firmosjes së arrestimeve, Ndreca ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia. Por, pas tre muajsh, mbrojtja fizike nuk u rinovua, pasi Drejtoria e Policisë së Shtetit ka dhënë mendim që nuk ka rrezik më për gjyqtarin Ndreca. Tashmë gjyqtari Ndreca është mes një hakmarrje të mundshme nga bandat dhe Vetingut.

Ardit Mustafaj ka qenë objekt kërcënimesh nga bandat më të rrezikshme në Shqipëri. Në shtator të vitit 2012, një vit pas atentati mafioz në qendër të Vlorës, ku u hodh në erë makina me të cilën lëvizte gjyqtari Skerdilajd Konomi, gjyqtari Ardit Mustafaj ka gjetur poshtë derës së banesës së tij një letër të gjatë kërcënuese, e shkruar me kompjuter. Dërguesi i paidentifikuar kërcënon gjyqtarin dhe familjen e tij, për çështjet që ai gjykonte në atë kohë në Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Pas kësaj letre, gjyqtari ka kallëzuar në prokurori, duke bërë që Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve të caktonte një eskortë mbrojtëse për të, pjesëtarët e familjes dhe banesën e tij. Në atë kohë, gjyqtari ishte pjesë e trupës gjykuese të dosjes së Dritan Dajtit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • altini: 27/02/2020 21:15

    Shume pasuri beri ne sarande ky mustafa. Troje dhe apartamente. Kontrolloni se do gjeni. Duhet ti kete vene ne emer te njerezve te gruas.

    Përgjigju
    • Dukaqoti: 27/02/2020 21:45

      Po ky Civici ???? Namin ne Fier, namin ne apel Vlore dhe namin dhe ne Apel Tirane po ben. Kontrollojeni e do shifni qe eshte gjyqtari me i pasur ne Republike

  • Beni: 27/02/2020 18:09

    Te dy keta gjyqtare nuk jane degjuar per afera korruptive,pavaresisht se kane patur çeshtje te rendesishme ne hetim apo gjykim.Meritojne respekt,pasi aq mundesi kane patur per te dhene drejtesi. Mjafton te mos jene perdorur per çeshtje korruptive apo shtremberim te fakteve.

    Përgjigju
  • Usa: 27/02/2020 17:52

    Ambasada e usa ne tirane shprehu indinjaten e thelle per masen e denimit pa burgim te ish ministrit te brendshem saimir tahiri dhene nga gjyqtari Ardit Mustafaj. Eshte po ashtu e vertete qe usa monitoron vetingun e gjyqtareve. Eshte momenti qe usa te tregoje seriozitetin e tyre duke perjashtuar nga sistemi gjyqtarin ardit mustafa. Ndryshe do thuhet: kjo ishte loja

    Përgjigju
    • klodi: 27/02/2020 22:29

      o usa e njeh dosjen ti qe flet... ik shko se sqaron zagari sales.. hajdarmata

  • Olti: 27/02/2020 17:15

    Ardit Mustafa do ta kaloje vetingun njesoj si Irena Gjoka. Te dy ndihmuan saimir tahirin ti shpetonte burgut. Te fala reformes se leshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?