Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që qëndronin në kampin 'Al Hol' të ISIS i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe do të rikthehen në atdhe ditën e nesërme. Të pranishëm në operacionin e riatdhesimit, janë në Liban edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Rama thotë se operacioni i riatdhesimit ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar, që u bë i mundur nga strukturat e inteligjencës që vepruan në terren dhe nga ndihma e gjeneralit të Libanit, Abass Ibrahim.
Lajmi fillimisht u bë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postoi në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe 3 fëmijëve të cilët do të riatdhesohen në vendin tonë.
Ndërkohë që fytyrat e grave janë të mbuluara për arsye që gazetari nuk i ka bërë me dije, është treguar i kujdesshëm që të mos publikojë as emrat e tyre shqiptarë për t’u bërë me dije rikthimin e tyre familjeve në atdhe.
Më 26 tetor u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet.
Psa kthimit nga kampi i ferrit "Al Hol" Rasha me fëmijët e saj si dhe Endri Dumani u zhvendosën për rehabilitim në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit. Sipas burimeve, ka përfunduar faza e parë e trajtimit psikologjik që kishte të bënte me largimin e panikut nga gjendja e luftës që ata kishin përjetuar.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, janë të pranishëm në Liban, në operacionin për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve nga kampi Al Hol .
Paraprakisht bëhet me dije se ditën e nesërme do të rikthehen në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë. Rama thotë se operacioni i riatdhesimit ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar, që u bë i mundur nga strukturat e inteligjencës që vepruan në terren dhe nga ndihma e gjeneralit të Libanit, Abass Ibrahim.
"Beirut, Liban - Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim", thotë Rama.
Ska ndonjëri ndopak benzinë Për ato ninxhat që kan mbuluar surratin,se skan nevoj x çakmak
PërgjigjuBerisha duhet me qenë pjesë e llojit të vet në 41 Bis,si koka e krimit dhe mënxyrave anti shqipëtare.
PërgjigjuBerisha pa marre parasysh a eshte fajtor apo jo duhet ti dorezohet gjyqesorit dhe te kerkoj vete të hetohet nga prokuroria qe te dihet se qka ka te vertete nga ato aktakuza qe perflitet. Kjo do ta ndihmonte Shqiperin dhe shqiptaret.
Përgjigju