Ata që na deshën aq shumë sa dhanë dhe jetën e tyre. E ndjej veten tepër të përmbushur duke qenë pjesë e kësaj familje të madhe. Në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, për të përkujtuar dhe vlerësuar aktin sublim të punonjësve të Policisë, të rënë në krye e për shkak të detyrës, në Akademinë e Sigurisë mbahet ceremonia përkujtimore, pranë Memorialit të ri të Dëshmorëve të Policisë.
Aktiviteti zhvillohet te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Gledis Nano, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se me këtë memorial vendit i shtohet edhe një tjetër vepër kujtesës kombëtare.
I pranishëm në ceremoni ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Bashkia ka dhënë kontributin e saj për financimin e kësaj vepre.
“Dikush vesh uniformën me stemën e policisë. Janë disa punë që janë në frontin e së keqes. Dhe për këta rojtarë të së mirës që dhanë jetën e tyre me vjen shumë mirë që bashkia e dha kontributin e saj. Ne duhet të jemi mirënjohës dhe krenarë për ta”, tha Veliaj.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Qeveria kujdes për të gjithë familjarët e të rënëve.
“Të gjithë dëshmorët, nëse kanë rënë në luftë apo në kohë paqeje, kanë një gjë të përbashkët: e deshën Atdheun më shumë se jetën e tyre. Ata dhanë jetën për ta bërë Shqipërinë, Atdheun tonë, një vend më të sigurt. Ne zgjodhëm 5 Majin për tu përulur edhe një herë përpara veprës së këtyre 225 dëshmorëve të Atdheut, pjesë e trupës së policisë së shtetit. Ne, në shenjë mirënjohjeje, kemi garantuar pagë për çdo fëmijë nën moshën 18-vjeç të një dëshmorë të atdheut, shkollim deri në nivelin master. Dhe duke i garantuar një punë pasi të ketë mbaruar shkollën dhe pasi të ketë mbushur moshën nëse nuk do të ketë dëshirë të vazhdojë shkollën”, ka thënë Çuçi.
O Gledis po me korrupsionin ne kufi dhe krimin ekonomik qe po mbyt vendin çdo besh apo si gjithe te tjeret do marresh leket dhe pas teje u befte hataja. Denoncimet i ke ne tavoline bashke me dosjet por edhe ti si vemje identik si paraardhesi jot zgjodhe leket. Ishalla thuaj e di dhe yuri kim.
PërgjigjuZoti minister, ke te fala nga Dritan Dajti. Hipokrit !
Përgjigju