Edhe në qytetin e Fierit është përkujtuar sot 5 Maji , Dita e Dëshmorëve. Politika, veteranët dhe të afërmit e Dëshmorëve kanë nderuar të rënët për liri. Nën ritmet e bandës frymore dhe këngëve partizane janë zhvilluar homazhe dhe janë vendosur kurora me lule në obeliskun kushtuar Dëshmorëve.
Në fjalën e tij Kryetari i Veteranëve të LANÇ Fier, Sokrat Konomi, ka vlerësuar kurajon, patriotizmin dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë.
Mes të pranishmëve binin në sy dhe kandidatët për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Lajmi kryesor:
Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Begaj e Spiropali homazhe te memoriali 'Nënë Shqipëri' në Tiranë! Presidenti: Përulemi para sakrificës së tyre (VIDEO)
Xh.K/I.M/ReportTv.al
