Politikë

‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë

19 Mars, 16:38| Përditesimi: 19 Mars, 16:51

  • Share

GREQI- Kryeministri Edi Rama i rikthehet të shtunën e 29 marsit turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët në Kretë. Ndërsa ka ndarë një poster të takimit në Kretë, kreu i qeverisë ironizon Sali Berishën me koalicionin e tij, teksa flet për numrat që u kanë rënë në fletën e votimit të 11 majit.

‘5 me 1’ shkruan Rama, ndërsa thotë se 1-shi i ra kënetës dhe 5 Partisë Socialiste. Më 11 maj, kryeministri shkruan se pret fitore të thellë për Shqipërinë 2030 me shqiptarët e Kretës dhe të gjithë botës.

“Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa

Unë: Normal, 5 me 1

Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë

29 MARS NË KRETË”, shkruan Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?