Arben Lena

5 mijë euro për lirimin e një të burgosuri, GJKKO lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë! I rrëzon kërkesën për liri

21 Mars, 14:02| Përditesimi: 21 Mars, 14:05

  • Share

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e mbrojtësve ligjor të avokatit Arben Lena për ndryshim mase sigurie. Lena ka masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike.

Lena u arrestua më 27 janar, ndërsa akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?