Politikë

Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin

11 Dhjetor, 11:00| Përditesimi: 11 Dhjetor, 15:26

  • Share

Tiranë-Teksa na ndajnë edhe 5 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, OSBE bën thirrje për të ndalur presionin ndaj zgjedhësve dhe kërkon të merren masa për t’u ruajtur fshehtësia e votës.

Ambasadori i OSBE Michel Tarran, foli ditën e sotme në konferencën e organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe OSBE mbi parandalimin e presionit ndaj votuesve në zgjedhje, ndërsa vuri theksin edhe tek fshehtësia e votës.

‘Fshehtësia e votimit, ky parim përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen. Nga rëndësia që çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre. Fshehtësia e votimit, konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar. Fshehtësia duhet zbatuar për gjithë procedurën, kryesisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Trajtimi i mënyrave për eliminimin e kontrollit të votuesve. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”, deklaroi ambasadori më tej në fjalën e tij.

Tarran theksoi se, procesi demokratik minohet për shkak të krijimit të një mjedisi aspak miqësor për votuesit.

“Përvojat e fundit dhe raportet e OSBE/ODIHR kanë treguar se ruajtja e fshehtësisë së votimit në Shqipëri has sfida. Raportet vënë në dukje se proceset ndikohen negativisht nga problemet teknike dhe procedurale për votimet në grup, tensionet, presionet ndaj zgjedhësve brenda dhe jashtë QV”, theksoi ai.

Ndërkohë, ish-sekretari i KQZ-së në Moldavi, Alexandru Berlinschi u shpreh se duhet që votuesit të raportojnë presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës.

Ai tha se të gjitha raportimet duhet që të ndiqen dhe të hetohen nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

‘Vendosja në dispozicion e numrave që zgjedhësit të raportojnë presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës. Pastaj duhet që të bëhet ndjekja e këtyre shkeljeve, duhet që të bëhen hetime dhe të merren masa të menjëhershme qoftë për individë ose edhe grupe, sepse nga këtu rritet besimi i publikut. Autoritetet në Shqipëri duhet që të mundësojnë një proces zgjedhor të rregullt. Në Moldavi përshembull në çdo zgjedhje që behet janë ngritur grupe pune, si policia, agjenci publike, agjencia kibernetike e mbrojtjes së të dhënave në Moldavi dhe ka si qëllim që të përmirësojë procesin', tha ai. 

Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi përsëriti të njëjtat mesazhe në një sallë ku partitë, sërish mungonin.

“Partitë janë të ndara në këtë aspekt, ndaj është e vështirë të kuptohet realisht sa është ky problem, por për sa kohë kemi pranuar arbitër në monitorim, do të duhet të pranojmë gjetjet e tyre se kemi një problem në këtë aspekt”, tha ai.

Zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të zhvillohen më 11 maj 2025. Data e zgjedhjeve u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më (5 dhjetor 2024). Përpara vulosjes së dekretit, Begaj zhvilloi konsultime me të gjithë faktorët politikë, konsultime që zgjatën disa ditë. PS kishte kërkuar po 11 majin si datë zgjedhjesh, ndërsa PD refuzoi ftesën e kreut të shtetit me argumentin se ai do të përcaktojë datën e përcaktuar nga kryeministri Edi Rama dhe se konsultimet me opozitën ishin farsë.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?