Festa e Shakhtyor Soligorsk

Sport

5 muaj me Shakhtyor, dy shqiptarët shpallen kampion në Bjellorusi

12 Nëntor 2022, 16:14| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 16:28

  • Share

Ardit Krymi dhe Valon Ahmedi janë shpallur kampion në kampionatin e futbollit në Bjellorusi. Dyshja e shqiptarëve prej pesë muajsh janë pjesë e Shakhtyor Soligorsk, teksa kanë ngitur titullin e parë të kampionit. Shkodrani Krymi dhe Ahmedi kanë qenë pjesë e rëndësishme në formacion, duke i dhënë një dorë ekipit të tyre në këtë sukses.

Në ndeshjen e fundit Soligorsk fitoi 4-1 me Belshina për javën e fundit të sezoni, teksa shkon në pesë pikë diferencë nga ndjekësit e Energetik, që humbën në sfidën e fundit. Në duelin e fundit shënoi gol edhe Valon Ahmedi, që u fut në fushë duke zëvendësuar pikërisht Krymin. Sukses për dyshen shqiptare, që në pak muaj ia del të sigurojë trofeun e parë me ekipin e ri.

Krymi dhe Ahmedi

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?