5 ndeshje pa fitore, Milan kërkon të lërë pas krizën sonte kundër Torinos! Ibra rikthehet pas 8 muajsh: Jam ende numri 1, do ndryshoj 'muzikën' në Seria A

10 Shkurt 2023, 11:21| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 15:51

  • Share

Seria A do të nisë sonte javën e 22 të kampionatit me Milanin e zhytur në krizë që do të presë në ‘San Siro’ në orën 20:45 Torinon. ‘Djalli’ kampion në fuqi ka 5 ndeshje pa fitore dhe nëse do përfshijmë Kupën dhe Superkupën shkon në 7. Kjo ndeshje përveçse për të lënë pas momentin e vështir vjen në një moment delikat të sezonit, pasi mesjavën e ardhshme Milani ndeshjen e Champions League kundër Tottenham.

Ajo që entuziazmon në këtë pikë është rikthmi i Ibrahimovic, i cili është grumbulluar për herë të parë me skuadrën pas 8 muajsh si pasojë e dëmtimit. 41-vjeçari nuk e ka fshehur entuziazmin duke deklaruar se ‘jam ende numri 1’ dhe se ‘me rikthimin tim muzika në Seria A do të ndryshojë’.

Në prag të ndeshjes trajneri Pioli është shprehur se ‘kundër Torinos do bëjnë diçka ndryshe nga ndeshjet e fundit’. Ai shton se ‘Milan do rikthehet në katër vendet e para’, pasi aktualisht Milan është në vendin e gjashtë me 38 pikë, po aq sa Atalanta-n e vendit të pestë. Sonte kundër Torinos Pioli duhet t’ia dalë sërish pa mesfushorin Bennacer, mbrojtësin Tomori dhe portierin Maignan, ndërsa edhe Ibra është e vështirë që të marrë minuta.

Sakaq nuk duhet harruar se Torino këtë sezon e ka mposhtur 2 herë Milanin. Një në fazën e parë të kampionatit dhe një tjetër më 11 janar për Kupën e Italisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?