Kronikë
Top 24

5 policë të plagosur në spital, Lleshaj: Organizatorët e protestës do të mbajnë përgjegjësi ligjore (VIDEO)

14 Prill 2019, 09:16| Përditesimi: 14 Prill 2019, 11:13

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj takoi në mbrëmje në Spitalin e Traumës, efektivët e plagosur gjatë protestës 4 orarëshe që opozita jo parlamentare mbajti dje para Kryeministrisë dhe Parlamentit, dhe që u mbyll teksa kaloi ora 22:00.

Ministri thonë se organizatorët e protestës do të mbajnë përgjegjësi, dhe se nuk është dëmtuar vetëm policia por edhe rendi publik dhe imazhi i vendit.

''Sapo vizitova policët e plagosur në Spitalin e Traumës. Pasojë e një protestë të dhunshme, të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi.

Mirënjohje për punonjësit e Policisë shqiptare. Solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat dhe familjarët e tyre.

Organizatorët dhe ekzekutorët e dhunës, kanë sulmuar jo vetëm institucionet kushtetuese dhe Policinë, por edhe qetësinë e qytetarëve, rendin publik dhe imazhin e vendit dhe për këto do të mbajnë përgjegjësi ligjore, publike dhe politike.

Dhuna nuk është opsion!'', shkruan Lleshaj teksa ka postuar një video nga vizita e efektivëve në Spital. Me të ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Pesë punonjës të policisë u plagosën, disa prej të cilëve pësuan djegie në fytyrë si pasojë e hedhjes së kapsollëve nga ana e protestuesve. Ndërkohë në protestë u përdor edhe gazi lotsjellës pasi simpatizantët tentuan disa herë të sulmojnë godinën e Parlamentit.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 14/04/2019 12:13

    Do mbajne pergjegjesi ligjote dhunuesit aq sa.mbajten kur dhunuan godinen e dikasterit qe drejton ti.Aty,ne dikasterin tend u dhe guximin t'ja bejne edhe Kryeministrise dhunimin me boje te zeze.Je ministri qe e shndrove policin ne figure-target per hordhine e gangpve dhe llumhaneve te integrume. Per mua, je me koti ne ate fron.

    Përgjigju
  • Lulu: 14/04/2019 10:14

    Ishalla shpetojne se qenkan shume rende ! Propogande idiote qe percan shqiptaret, minister i paafte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?