Politikë

'5 Pyetjet'/ Shabani: Zyrtarë me rrogë publike bëjnë jetë sheikësh, si mund të dalësh të mbrosh vilat e Berishës

24 Shkurt, 22:11| Përditesimi: 24 Shkurt, 22:58

  • Share

TIRANË - Në 5 Pyetet nga Babaramo, u diskutuan lëvizjet e SPAK në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për 11 majin. Endri Shabani i Nisma Thurje, theksoi faktin për të se si zyrtarët publikë jetojnë në luks të pashpjegueshëm, pavarësisht se paguhen nga shteti në një nga vendet më të varfra të botës.

Shabani ironizoi përpjekjet për të mbrojtur pasuritë e politikanëve, duke theksuar se ky sistem është ngritur mbi vjedhjen dhe korrupsionin.

'Janë zyrtarë, jetojnë me rrogë publike. Bëjnë jetë sheikësh në një nga vendet më të varfra të botës. Maskën që bëjnë sikur jetojnë me qira ua ka zbërthyer. Si mund të dalësh të mbrosh vilat e Berishës, banjat e Monikës, apo brekët e këtyre. Nuk e mbron dot nëse nuk je i paguar. E kanë vjedhur këtë vend në pikën ku nuk kanë të ngopur. Nuk e shoh si mund ta marrin pafajësinë.'

Poli Hoxha u ndal te sulmet ndaj prokurorit Ols Dado, duke vënë në dukje se sulmet ndaj tij dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të delegjitimuar institucionet e drejtësisë. Ai argumentoi se Berisha, duke e portretizuar Dadon si hero, në fakt po përpiqet të dobësojë autoritetin e SPAK për të mbrojtur veten dhe aleatët e tij politikë.

'Kjo është pjesë e të njëjtës monedhë. E ke pyetur veten, në të njëjtën ditë kur sulmon Ols Dadon, del Berisha dhe thotë broçkulla do çojë Veliajn në SPAK që po kërcënon Ols Dado. Dhe thotë në të njëjtën retorikë, kriminel Dumani. Po Dumani është firmosës i asaj dosje. Sepse Berisha është anë e të njëjtës monedhë. Kjo strategji është për të deligjitmuar dhe për të ulur vlerat e institucionit. Nuk e kanë me Dadon apo me Dumanin. Berisha thotë është heroi Ols Dado, por janë dy heronj. E gjitha kjo strategji për ti paraprirë planit, që kanë rrugën politike.'

Ora 22:32
'Një kioskë që shet patatina, ka kasë tatimore', Mentor Kikia: Partitë politike nuk kanë asnjë kontroll! Marrin financime gjatë fushatës dhe askush nuk njeh donatorët

 

Analisti Mentor Kikia teksa fliste për SPAK dhe korrupsionin, u shpreh në '5 Pyetjet nga Babaramo se askush nuk i kontrollon partitë politike në Shqipëri. Askush nuk bën një kontroll se si financohen partitë kryesore gjatë fushatës.

'Kemi folur për histori korrupsioni të reja e të vjetra. Përse ky vend prodhon përherë administrata të korruptuara? Nuk ka ky vend disa njerëz të ndershëm? Këtu sistemi politik është i korruptuar. Bazohet mbi vjedhjen. Vjedhja e pushtetit nuk mund të jetë kurrë i ndershëm. Partitë politike janë në këtë vend  ndërmarrjet më të zeza. Një kioske që shet patatina, ka kasë dhe i shkojnë kontrolle tatimore. Partitë politike nuk i shkon asnjë kontroll. Marrin financime gjatë fushatës. Donatori më i madh i Trump ishte Elon Musk, por pse nuk e dimë kush e mbështet PS dhe PD? Pse nuk kanë bërë një herë të vetme transparente llogaritë e donatorëve?'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?