Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në '5 Pyetjet nga Babaramo' përplasjen mes presidentëve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten e 28 shkurtit.
Spahiu thekson se Trump ka nisur mandatin e dytë presidenciakl me 'kulaç dhe kërbaç' për të treguar se kush është sherifi i ri që ka ardhur në botë. Më tej shton se në ditët në vijim do shihet nëse ajo përplasje ishte një teatër diplomatik apo ishte reale.
'Mendoj se nuk është surprizë. Kush e ka ndjekur mandatin e parë të Trump. Publiku nuk ka shumë memorie, në mënyrën e sjelljes që në mandatin e parë ka pasur taktikë diplomatikë poshtëron miqtë dhe lartëson armiqtë. Kështu u soll me mbretëreshën Elizabet, kancelaren Merkel, presidentin Macron. I ka poshtëruar në sy të kamerave. Ka lartësuar kundërshtarët, Kim Jong, Putin, Xi Ping. Nuk dihet nëse është ndjesi e Trump apo taktikë. Ka dhe një mënyrë në të cilën ai ka nisur mandatin e dytë me kërbaç dhe kulaç.
Të njëjtën stil ka pasur në zgjidhjen e kërkesave me Kanadanë, Panamanë, Groenlandën. Ajo çka ishte surprizë, nxjerrja e jashtë protokollit të takimeve mnë Shtëpi të Bardhë që janë vetëm vetëm me kamera shtrëngimet e duarve dhe më pas komunikohet pa kamera. Ishte një lloj skenari, telenovele po që ju doli jashtë protokollit se Zelensky nuk kishte dijeni. E gjitha taktika për të demonstruar pushtetin e Amerikës, që të tregojë se ka ardhur sherifi i ri në planet. Për të treguar diplomatikisht Rusisë po i bëjmë presion Ukrainës. Në vijim do dalë nëse ishte përplasje reale apo taktikë diplomatikë.'
Lajmi ne perditesim...
Kreshnik Spahiu duke komentuar përplasjen Trump-Zelensky dhe marrëdhëniet e acaruara mes SHBA dhe BE-së, theksoi se Trump nuk mund të bisedojë me Rusinë pa Ukrainën dhe BE-në. Të njëjtën gjë më vonë ai mund të bëjë me Vuçiç për të biseduar për Kosovën, pa pjesëmarrjen e kësaj të fundit dhe Evropës.
'Me marrëveshjen që i afron Zelenskyn po bën Rusinë e madhe. Nesër mund të bëjë Serbinë të madhe. Nëse vjen për të toleruar Kinën, Serbinë atëherë është problem serioz. Shkuan në bisedime pa Ukrainën dhe Europën. Nëse Trump bën biseda me Vuçiç pa marrë pjesë Prishtina apo Brukseli ,do na vinte mirë. A është normale? Nuk është e drejtë kur ndodh për një shtet tjetër të themi jo se Ukraina është e dobët. Parimet dhe standardet janë të rëndësishme të ndiqen, në bisedimet për paqe. BE nuk mund të injorohet në një çështje që e ka konflikt të vetin. Duhet ti përmbahemi një standardi.'
Kreshnik Spahiu komentoi në '5 Pyetjet nga Babaramo' përplasjen mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë. Spahiu thekson se Trump mesa duket po përpiqet ta bëjë Rusinë të madhe dhe jo Amerikën (MAGA).
'SHBA kanë pasur një vlerë në strategjinë kombëtare dhe politikat e jashtme. Kishin qëndrueshmëri. Trump sillet sikur ka dy Amerika të ndryshme. Kjo është shqetësuese. Presidenti gjerman deklaroi se nuk e kishim menduar kurrë se do mbronim Ukrainën nga SHBA. Nuk është një debat mes SHBA dhe Ukrainën, por po ndahet perëndimi. Kremlini u shpreh me nota pozitive se perëndimi po ndahet. Humbet Evropa dhe dobësohen SHBA. Kundërshtari i së ardhmes së SHBA është Kina. Edhe debatin sot, presioni i Trump ndaj Evropës që të prishen disa traktet me Kinën dhe të vendosë taksa që BE të jetë aneks i SHBA.
Trump arriti derisa tha jam evropian jam gjerman, por BE është krijuar për të shkatërruar SHBA. Nga 2 vjet luftë kemi parë dobësinë e Ukrainës apo Rusisë. Të gjithë kishin pritur që për 3 ditë të dorëzohej Ukraina. Lufta ka dobësuar Rusinë. Rusia tregoi se nëse nuk vendos armët bërthamore nuk mund dot as Ukrainën. Me NATO-n e ka të humbur luftën. Ukraina është vendi më i varfër i Evropës. Slogani i Trump ishte MAGA. Tani po bën Rusinë të madhe.'
Komente

Z.Spahiu,Trump keshtu bisedon gjithemone.Keshtu veproi ne Afganistan,bisedoi vetem me talebanet,pa perfshire qeverine afgane te zgjedhur demokratikisht,pasojat dihen-Afganistani ra! Keshtu po vepron per Ukrainen,i filloi bisedimet pa Ukrainen,pa BE,nuk po flasim per Palestinen,ku Trump e Netanjahu po mendojne te ardhmen e Palestines sikur ua kane lene trashegim gjysherit.Besoj se e pate ate videon e famshme te Palestines te kthyer ne nje /Citadele/ izraelito-amerikane me Trump e Netanjahun ne plazh duke pire e E.Musk per qejf te tij e kolosi i arte i Trump ne sfond,dhe ku palestinezet kane /avulluar/.Sigurisht zoteri qe edhe per Ballkanin keshtu do te veproje,bisedime me Serbine,por pa Kosoven.Eshte dicka e parashikueshme.Mire do te ishte qe Kosova te mos bisedoje per asgje keto 4 vjet,ose te bisedoje per gjera pa rendesi,ose te kerkoje pranine e BE patjeter ne bisedime,ose minimalisht te prese dy vjet per zgjedhjet e mesme ne U.S.Kushedi, me tere keto marrezi qe po ben Trump mund te kemi disa ndryshime politike atehere qe mund t'ja bejne Trumpit marrjen e vendimeve me te veshtire.
Përgjigju