I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin e Ballkanit, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve në Këshillin Politik.
Sipas tij kjo marrëveshje pasqyron bashkëpunimin e ngushtë Shqipërisë me SHBA.
“Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Palmer, cituar nga Zëri i Amerikës.
Kjo është deklarata e parë e tij për lëvizjet e fundit politike në Shqipëri.
Po ashtu Palmer ke nënvizuar rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
“Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”, tha ai.
Si e thot vet Ed Rama " What the fuck "
Përgjigju