Politikë

‘5 shkolla të reja në Laprakë’, Veliaj prezanton kandidatin Ulsi Manjën në Njësinë 11: Krenar për punën e bërë në Tiranë!

7 Prill 2021, 12:08| Përditesimi: 7 Prill 2021, 12:21

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Laprakës ku edhe ka prezantuar kandidatin për deputet të PS, Ulsi Manjën.

“Njësia 11 në kryeqytet është një nga njësitë që është transformuar më shumë”., tha kryebashiaku i Tiranës.  

Manja tha se krenohet me punën e bërë në Tiranë, ndërsa i premtoi Veliajt se në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, do bëjnë fushatë për të, sepse në kryeqytet janë bërë punë shumë të mira.

“E kam për kënaqësi që jam sot në krahun tënd, si drejtues politik i Qarkut të Tiranës, por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Dhe kam arsye të krenohem, sepse Lapraka dita-ditës po kthehet në një nyje shumë të rëndësishme zhvillimi e Bashkisë së Tiranës. Është kantier ndërtimi në të gjithë territorin. Dhe kjo është falë punës së Erionit si kryetar bashkie. Por Erioni e ka thënë vazhdimit, dhe e thotë përsëri, e tha edhe sot që punët e mira që kemi bërë dhe që vazhdojmë bëjmë me Bashkinë e Tiranës janë të lidhura me qeverisjen qendrore”, sqaroi Manja.

Ndër të tjera, deputeti Ulsi Manja iu përgjigj pyetjes nëse do të ketë shkolla të reja në Laprakë. Ai tha se do ndërtohen 5 të tilla me standarde bashkëkohore dhe fëmijët e zonës do të shpëtojnë nga mësimi me dy turne.

“Ne po përfundojmë dhe janë gati në shtator 5 shkolla të reja. Janë 2 shkollat në Kodër-Kamëz, pra në Institut Bujqësor, është shkolla “Nënë Tereza” dhe ‘Xhon Kenedi’, dhe një kopsht i ri me kapacitet 250 fëmijë, me të gjitha kushtet bashkëkohore. Është shkolla ‘Andrea Stefani’ që po përfundon tek rrethrrotullimi i Shqiponjës, dhe janë dy shkolla të tjera të reja, që i kemi kufi me Njësinë 9, por që do të aksesohen nga të dy njësitë bashkë, është shkolla ‘Kristo Frashëri’ dhe ‘Vaçe Zela’”, bëri me dije Manja.

Veliaj dhe Manja sqaruan se projekti i Unazës së Madhe do i japë një zhvillim të madh zonës, duke rritur edhe vlerën e pronës. Kryebashkiaku u shpreh se projekti parashikon që gjithë sipërfaqet sipër nënkalimit do kthehen në parqe të vogla me gjelbërim dhe me pemë.

“Lapraka me Unazën e Re do kthehet në një pol të ri zhvillimi, ku çmimet e pasurive të paluajtshme dhe zhvillimi i jetës sociale-ekonomike do të jetë në nivele të krahasueshme si me të gjitha Njësitë e tjera të Tiranës, që janë brenda Unazës së Vogël”, nënvizoi Manja.

Ndërsa Veliaj shtoi, - “Projekti fillestar ishte projekt ku rrethrrotullimi ngrihej në lartësi dhe krijohej le të themi një mur ndarës, qoftë le të themi nga ana vizive, me të dy anët e njësisë. Ndërkohë projekti i ri e ka çuar të gjithë nyjën e trafikut nën tokë. Pra jo vetëm që nuk do ta izolojmë, pra jo vetëm që nuk do ketë një mur që ndan dy anët e rrugës si bina aty, por të gjitha sipërfaqet sipër do të kthehen në parqe, që trafiku të shkojë poshtë, dhe njerëzit jo vetëm mos t’ju pengohet syri, por edhe t’ju kënaqet syri me parqet që do krijohen në të katër cepat e kryqëzimit të madh.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?