5 shtetet e mëdha presion Vuçiç për marrëveshjen e Ohrit dhe sanksionet ndaj Rusisë

10 Tetor 2023, 13:38| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 13:49

  • Share

Ndërkombëtarët pritet të ushtrojnë më shumë presion ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, të cilën ky i fundit nuk e ka nënshkruar.

Pesë shtetet e mëdha përmes përfaqësuesve të tyre- i  dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, emisarët e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe vetë kryeministrja italiane do të vizitojnë Serbinë në fund të muajit tetor shkruan gazeta serbe  "Novosoti".

Sipas medias serbe, pas ngjarjes në Banjskë, 5 liderët mund ta detyrojnë Vuçiç që të kenë një “bashkëpunim” së bashku.

Ky takim ishte planifikuar pas ngjarjeve në Banjska ku u vra një polic kosovar dhe tre serbë, gjë që e ndihmoi Perëndimin të harronte terrorin e Kurtit - provokimet, rrahjet dhe arrestimet e serbëve, të shtënat ndaj fëmijëve.

Pas konfliktit të armatosur në veri edhe pse Beogradi kishte paralajmëruar me muaj se diçka e ngjashme mund të ndodhte, u bënë deklarata në të cilat Serbia ishte etiketuar si agresor, për këtë arsye ishte edhe vizita e ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jens Rode, i cili kishte si kërkesë vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?