Foto ilustruese

5 tipa njerëzish që duhet t’i shmangni patjetër për një jetë më të qetë, e aq më tepër në punë

16 Dhjetor 2022, 21:58
  • Share

Për disa arsye, duket sikur është më e vështirë të gjesh njerëz të denjë për me të cilët mund të miqësohesh ose mund të krijosh një marrëdhënie romantike.

Në shikim të parë, ata duken të bukur, të arsyeshëm dhe interesantë. Por, i njëjti person që ftuam në jetën tonë duke menduar se është diçka pozitive, kthehet në personin që nuk do dnim ta kishim njohur kurrë.

Shumica prej nesh kanë ndjenjën e mbytjes për shkak të një marrëdhënieje që kemi me një individ toksik. Pra, kush janë saktësisht këta njerëz dhe si t'i njohim ata në mënyrë që t'i largojmë nga jeta jonë?

1. Thashethemaxhiu.

Është e vështirë të imagjinohet që dikush me të cilin keni ndarë të gjitha sekretet dhe me të cilët nuk keni pasur asnjëherë argument, mund të bëjë thashetheme për ju. Ata nuk kanë asnjë arsye, apo jo? Megjithatë, shumë njerëz e kanë këtë zakon të keq.

2. Agresori pasiv.

Agresiviteti pasiv është shprehja pasive e armiqësisë ose zemërimit. Jo gjithmonë është e qëllimshme, por kjo nuk e bën atë një sjellje më pak toksike.

3. Personi që refuzon të përgjigjet ose të bashkëpunojë.

Ky person nuk pranon të përfshihet në një bisedë, ose hedh poshtë përpjekjet tuaja për komunikim. Për ta mund të jeni dikush i mërzitshëm ose dikush që nuk di kur të ndalojë së foluri.

4. Kritiku.

Ne të gjithë kemi nevojë për dikë që është në gjendje të ofrojë mendime të arsyetuara në lidhje me sjelljen ose punën tonë, edhe nëse ato janë negative. Kjo është kritikë konstruktive. Sidoqoftë, nëse një person vazhdimisht ju kritikon pavarësisht se çfarë bëni, ai bëhet një problem i madh.

5. Antisociali.

Shumë njerëz do ta quajnë introvert një antisocial, por e para, është vetëm një tipar personaliteti, ndërsa e dyta, është një çrregullim personaliteti.

Një individ antisocial nuk ka kujdes për atë që është e drejtë ose çfarë është e gabuar nga të tjerët. Kjo ndodh sepse ato kanë tipare të sociopatisë ose psikopatisë. Disa prej tyre janë të aftë të ndiejnë keqardhje dhe pendim, ndërsa të tjerët stërviten për emocione të rreme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?