5 ton ndihma ushqimore për 100 familje në nevojë në Kamëz, SPAR solidarizohet me situatën e krijuar nga COVID-19

17 Prill 2020, 14:17| Përditesimi: 17 Prill 2020, 14:23

  • Share

Kamëz- Spar Albania u ka ardhur në ndihmë 100 familjeve në nevojë në bashkinë e Kamzës gjatë ditës së sotme duke shpërndarë 5 ton ndihma ushqimore. Ndihmat u shpërndanë me kërkesës së bashkisë së këtij qyteti, për të përkrahur ato familje që sipas saj kanë më tepër nevojë.

Masat shtrënguese përballë situatës së COVID-19, e kanë bërë edhe më të vështirë jetesën për familjet në fjalë, të cilat edhe në kushte normale trajtohen me përkrahje sociale.

Spar Albania, në kuadër të përgjegjësisë sociale të Grupit BALFIN ku bënë pjesë, nuk kishte si të mos i përgjigjej një kërkese të tillë.

Gjatë dorëzimit të shportave ushqimore prej 5 tonësh ushqime, përfaqësuesja e Spar, Irena Dhimitri e konsideroi detyrim moral të qenit pranë komuniteteve në nevojë, gjë të cilën, ajo theksoi se Spar Albania dhe Grupi Balfin e kanë bërë kurdoherë në mënyrë të pakursyer edhe në kushte normale, e jo më në situata të tilla, kur rrethanat diktojnë një përkujdesje më të madhe dhe reagim më të shpejtë ndaj atyre që kanë më tepër nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli falenderoi SPAR për ndihmën e dhënë për bashkëqytetarët e tij, duke kujtuar se kjo ishte kompania e dytë nga BALFIN, që i përgjigjej brenda pak ditësh thirrjes së tij për të ndihmuar banorët e qytetit në dyert e Tiranës.

Spar Albania mbështeti edhe Policinë e Shtetit rreth një javë më parë, duke e ndihmuar me dhurimin e 10.000 maskave dhe doreza mbrojtëse.

Ndërkohë që kompania, kishte përkrahur me ndihma ushqimore edhe mbi 100 familje në zonat e Bulqizës dhe të Burrelit.

Nismat e lartpërmendura janë realizuar nën përkujdesjen e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Florian kolbucaj: 28/04/2020 15:40

    Mark Zenun Kolbucaj per ndihma ushqimore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?