5 vende të lira në GJKKO, por kandidon vetëm një gjyqtar, Bani: Do të bëj drejtësi

24 Gusht 2020, 11:40| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 14:17

  • Share

TIRANE-Report Tv mëson se pas rishpalljes së garës për të dytën herë për plotësimin e 5 vendeve të lira në Gjykatën për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin ka kandiduar vetëm një gjyqtar. Erion Bani është magjistrati që ka kandiduar pranë KLGJ-së për t'u bërë anëtar i gjykatës kundër krimit e korrupsionit.

Në mbledhjen e parë të shtatorit pritet që KLGJ-ja të miratojë kandidaturën e Banit si gjyqtar. Aktualisht Erion Bani gjyqtar pranë dhomës penale Tiranë. Bani është kreu i shoqatës së gjyqtarëve të Shqipërisë.Report Tv ka siguruar letrën e Banit ku shkruan se do të kontribuojë për zbatimin e reformës në drejtësi.

"Duke marrë në konsideratë eksperiencë time profesionale, dëshirën që kam treguar për t'u rritur profesionalisht, duke qenë kërkues në punën time, përpjekjet për t'u rritur në aspektin akademik, cilësinë më të lartë të integritetit moral dhe profesional, dëshirën për të kontribuuar për vendin në kohën kur reforma në drejtësi është në fazën finale të implementimit dhe bindjen te vokacioni im i brendshëm për të bërë drejtësi, paraqes kandidaturën time për t'u bërë pjesë e gjykatës së posaçme.

Gjithashtu, në kushtet kur kjo gjykatë ndodhet përballë mungesës së gjyqtarëve dhe një pjesë kanë paraqitur kandidaturat për t'u ngritur në detyrë kandidimi tim pranë kësaj gjykate e konsideroj si kontribut që duhet të japë cdo gjyqtar që kjo gjykatë të jetë funksionale" shkruan ai. Herën e parë asnjë gjyqtar nuk konkurroi për t'u bërë pjesë e kësaj gjykate.

1598262152_ErionBani.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/08/2020 01:31

    Ndoshta e kam gabim,pasi nuk me kujtohet mire,por a nuk ishte shoqata e gjyqtareve dhe si-motrat qe donin ndalnin Vetingun ,duke e hedhur pocesin ne gjyq?!

    Përgjigju
  • hajdar: 24/08/2020 14:05

    ky eshte nje delirant qe se ka shokun... ah me fal ka nje shok qe quhet qylaxhi dhe servil

    Përgjigju
    • Xhovalin: 29/08/2020 00:05

      A ta cift deri tan ropt e shpis a je tu fol per ket cun osht tu gezu tan respektin e shkodres ban mire me e terhec ket ke shkru ropcim

  • Lali: 24/08/2020 12:13

    Dicka nuk shkon jo me gjyqtaret qe nuk kandidojne, por me vete kete gjykate per turp dhe vete sistemin per turp e faqe te zeze...ta gezojme reformen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?