5 vite punë me detyrim pas diplomimit ose 2300 euro viti, studentët e Mjekësisë çojnë ligjin në Kushtetuese! Avokati: Diskriminues, të rishikohet

19 Tetor 2023, 15:05| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 17:58

  • Share

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për rrëzimin e ligjit të ri që i ndalon të largohen nga Shqipëria pas studimeve, duke i detyruar të punojnë deri në 5 vite në vendin tonë. Gjithashtu ata nuk pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë. Avokati Semi Sali tha se në padinë e dorëzuar kërkohet shfuqizimi i disa dispozitave që cënojnë të drejtat e studentëve.

"Ndërhyrja që kërkojmë nuk është shfuqizimi tërësisht i ligjit por vetëm ato dispozita që cënojnë të drejtat e kërkuesve. I lejojmë secilit student që dëshiron të firmosë vullnetarisht me një zgjedhje të lirë akt marrëveshjen, argumenti kryesor i kërkesës. E drejta për të pasur një zgjedhje të lirë pa kërcënimin e një sanksioni ekonomik siç përcakton neni 5 i ligjit fjalia e parë. Kemi të bëjmë me një shkelje të së drejtës për barazi", tha avokati.

Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. 

Prej 3 javësh tashmë studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve. Ata e kanë bërë të qartë se vetëm shfuqizimi i ligjit do t’i kthente në auditore. Revolta e tyre u shtua edhe pas bërjes publike të tarifës prej 240 mijë lekësh që do u duhet të paguajnë në vit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?