Poul Pogba është një emër intrigues që nuk jep asnjë sinjal rinovimi me Manchester United, ndërkohë që në qershor del i lirë dhe mund të firmosë me cilindo ekip që dëshiron. Më i favorizuari mbetet Real Madrid, por gjithmonë edhe Juventus ka qenë në garë, ndërsa vetë francezi ka lënë të kuptohet se dëshiron të ndërrojë ambient.
Në një intervistë dhënë nga grumbullimi me kombëtaren për ‘El Figaro’ 5 vitet me Manchester United Pogba i ka përshkruar si tepër të vështira dhe ka shtuar se nuk i kanë shijuar aspak.
“Unë luaj me kombëtaren e Francës dhe e di rolin tim. Ndjej besimin e trajnerit, të shokëve të skuadrës. Dhe e ndjej ndryshimin me Mançesterin sepse është e vështirë kur ndryshon shpesh pozicione, sisteme loje apo partnerë.
Ne shkojmë mirë me trajnerin, por a kam vërtetë një rol te Mançester Junajtid? Unë bëj këtë pyetje dhe nuk kam asnjë përgjigje. Duhet të jem i sinqertë, pesë sezonet e fundit nuk më kanë kënaqur, por aspak madje.Këtë vit nuk do të fitojmë më asgjë. Qoftë me Mançesterin apo në një klub tjetër, dua të fitoj trofe.
Kur nisën vështirësitë? Personalisht, kur isha me Murinjon.
Ti i bën vetes pyetje, e pyet veten nëse e ke faj, sepse nuk i ke jetuar kurrë këto momente në jetën tënde,”- përfundoi Pogba.