5 vjet punë për diplomën e Mjekësisë, studentët te ‘Shëndetësia’: Po na shkelen të drejtat dhe liritë tona! Do ketë pasoja, ne do e kundërshtojmë deri në fund

14 Korrik 2023, 12:08| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 16:02

  • Share

Studentët e mjekësisë e cilësuan akt ekspertimental ligjin që i detyron të punojë në Shqipëri në 5 vitet e para të karrierës dhe paralajmëruan bojkot total ndaj vitit të ri akademik në 2 tetor. Seanca dëgjimore me studentët për projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin ‘Mjekësi e Përgjithshme’ në universitetin publik në komisionin e shëndetësisë u shoqërua me debate të ashpra.

Pa përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, por vetëm nga ajo e arsimit studentët e mjekësisë kërkuan të dëgjohen.

“Ne do te përdorim çdo hap dhe formë ligjore për të kundërshtuar ligjin 5 vite pune me detyrim për te marr diplomën e mjekësisë, nis nga bojokti… Mos kalojmë në këtë pike. Pse duhet të kalohet ligji me procedurë e përshpejtuar Do te ketë pasoja . 1/3 e maturanteve në gjithë Shqipërinë do të ikin jashtë. Mendoni për zgjidhje eficente, jo detyrim.

Ne piken qe gjendja e emergjencës nuk është shpallur ende pse po na shkelen te drejtat e liritë tona. Si është llogaritur kostoja e tarifës? Liritë e te drejtave të njeriut shkelen. Mos cenoni integritetin e studentet.” Në pikën që gjendja e emergjencës nuk eshte shpallur ende, pse po na shkelen te drejtat?” Mendoni për familjet qe s’kanë mundësi. S’kemi salla për t zhvilluar mësimin. Ndjekim mësimin nga shkallet. ”- thonë studentët.

Opozita kërkoi ndalimin e procedurës së përshpejtuar të projektligjit që sipas tyre, mund të çojë në shpopullim të vendit apo nxitjes së studimeve në privat.

“Projektligji u fut për 3 vjet , doli 5, duket si lojë kungulleshash. Shkelet në nenin  3  rregullorja e universiteteve. S’ka analize, do filloj shpopullimi. Projektligj antikombëtar. Do ikin te privati për studime ose jashtë vendit. Tërhiqeni!”- tha Vokshi.

Petrit Vasili: Nuk do te doja te ishin studentët e mjekësisë  këtu për këtë persekutim. Do të doja t’i kishim në diskutime  perspektivë.

As diktatura nuk ka mbajtur peng diploma.

Ende për studentët e mjekësisë nuk ka një përllogaritje të Kostove reale të studimit nëse nuk firmusonn kontratën për punësim të detyruar.

“Është seancë dëgjimore, po I mbaj shënim pyetjet.”- tha Tole.

“Hera e pare që ndodh diçka e tillë, të refuzohen pyetjet e studenteve.”- tha Vokshi.

Studentët e mjekësisë kërkojnë tërheqjen e qeverisë nga ky projektligjit dhe përmirësimin e kushteve të studimit.

Ora 14:00
Studentët e Mjekësisë te ‘Shëndetësia’: Do e çojmë në Kushtetuese, diplomat s’do keni as mundësi që t’i mbani peng se s’do ketë fare

1689336069_dsdsdd.JPG

Studentët e mjekësisë nuk do të dorëzohen për kundërshtinë  e punësimit me detyrim. Një studente e universitetit të Mjekësisë thotë se çështja do të çohet deri në Kushtetuese.

“Çështja do të ndiqet në Kushtetuese dhe një bojkot e studentëve të mjekësisë në tetor është ulje e madhe për intelektin në Shqipëri. Dhe nuk do mbahen diploma peng s’do keni fare.”- thotë studentja.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/07/2023 01:40

    Kokefortesia e studenteve dhe ideja per bojkot te studimeve,me kujtoi nje histori treguar nga gjyshi im per kohen kur ishte i vogel.Per nje mosmarrveshje e nje kaprico femijesh vendosi nje dite /te bojkotonte/ dreken.Prinder e te aferm ju luten disa here te vinte, te hante,por ai s'pranonte.Oret po kalonin dhe inati,kryenecesia ja lane vendin urise.Atehere e vendosi me mendjen e vet se do te hante po t'i luteshin dhe nje here,gje qe nuk ndodhi dhe gjyshi im mbeti ate dite pa ngrene,me ego te plagosur dhe me barkun bosh! Keshtu ka per te ndodhur dhe me keta studente.Bojkoti nuk do te demtoje intelektin e vendit,por vetem ata,se do te detyrohen te humbin muaj,per te mos thene nje vit te tere dhe se dyti,ka plot te tjere qe do te donin te studionin e te beheshin mjeke ne vend te tyre.Sa vlejti bojkoti i Kuvendit,aq do te vleje dhe i ketyre,do te zevendesohen qe te gjithe.

    Përgjigju
  • Lala: 14/07/2023 16:11

    Prap ju? Keni byç ta mbaroni ne privat Öse jasht shqiperie shkollen E te Jeni te lir te ikni se Nik I Jeni borxh as shtetit as shqiptareve we paguajn shkollen tuaj? Ikni .do bojkotoni kujt I boni keq? Pallosha

    Përgjigju
  • denis: 14/07/2023 14:47

    Per cfar te drejtazh flasin keta shteti ka shpenzuar milnona per srsimimin e tyre le ti kthejne detyrimet dhe ne ps shkofshin, ju nuk keni studjuar ne privat.

    Përgjigju
  • Klaus: 14/07/2023 14:25

    Ma mire mos me pat studente fare se te kete e pastaj te ikin. Keshtu te pakten kursejme ca leke. Ikni q....

    Përgjigju
    • Dhe ata: 14/07/2023 17:59

      Ikin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?