50 ditë kohë i ka lënë presidenti i SHBA Donald Trump Rusisë për të rënë dakord për t’i dhënë fund luftës. Kjo temë është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ku ish- deputeti Ralf Gjoni tha e sheh këtë si një lloj marrëveshje në heshtje mes Trump dhe Putinit që Rusia të avancojë në territore edhe për pak kohë dhe më pas të mbyllet lufta.
‘Trump u shpreh qartazi se jam i zhgënjyer me Putinin dhe i jap 50 ditë për të arritur një marrëveshje me Ukrainën dhe tha se SHBA do ti jap Ukrainës raketa patriot përmes NATO-s. Ajo që po ndodh është një kthesë e papritur në politikën amerikane, por në këndvështrimin tim mban edhe pak erë negociatash. Mund të ketë edhe një dakordësi në heshtje nga ana e Trump me Putinin për ti lënë kohë për të avancuar në Ukrainë. Ka pasur reagime nga baza e Magës se përfshija e SHBA në Ukrainë nuk i bënë mirë Ukrainës. Një nga mbështetësit e Trump tha dje se Trump mendon se Rusia do e fitojë luftën sepse është vend më i fortë, por deri ku do avancojë këtë se dimë ende. Këto që po ndodhin janë në kuadër të negociatave mes dy vendeve për ti dhënë më tepër kohë të marr më shumë territore Rusia. Trump do paqe, dhe kjo 50 ditë kohë unë e shoh merr çfarë ke për të marrë dhe ta mbyllim këtë’, tha ai.
Për analistin Endri Tafani, Trump dëshiron që të arrihet një marrëveshje paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, por nuk ka një strategji.
Ai tha se SHBA duhet që të mbeshtesë Ukrainën, një mbështetje të cilën sipas tij e pati edhe kur ishte në pushtet Joe Biden.
‘Trump do që do të bëjë paqe, por s’ka një strategji. Kjo bisedë që ka dal me Trump dhe Zelenskyn nuk besoj se e ka pasur fjalën për objekte civile, por për objekte që mund të jenë pranë kryeqytetit. Dhe ai bëri hapa pas duke thënë nuk kam thënë për civile. Teorikisht SHBA-të duhet që të jetë me Ukrainën, sepse kanë garantuar integritetin territorial të Ukrainës. SHBA ka qenë me Ukrainën edhe kur ishte Biden në pushtet, sepse e mbajtën me armatime, kurse sot Trump sikur është duke u bërë asnjëanës’, tha ai.
Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Redion Qirjazi tha se SHBA-ve u intereson që kjo luftë të vijoj për të nxitur në këtë mënyrë vendet për të shtuar shpenzimet e tyre në mbrojtje.
Ai theksoi se Rusia po përgatit një sulm të fuqishëm ndaj Ukrainës.
‘Afati 50 ditë është kërkesë dhe jo një ultimatum që Rusia të ngrejë telefonin dhe të bisedojë me SHBA. Rusia nuk ka asnjë arsye që të ulet në tryezë për një armëpushim sepse ajo është në avancë me çdo gjë. Aktualisht SHBA i intereson që ky konflikt të jetë i ndezur për të nxitur vendet europaine që të shtojnë shpenzimet për mbrojtjen duke arritur gjithmonë edhe më afër 5 % dhe të mbajë Rusinë në një konflikt të hapur. Edhe Rusia është duke hasur vështirësi sepse fondi i tyre i emergjencës është konsumuar dhe pritet që situata të jetë akoma më e agruavuar në vazhdim. Në shohim se Rusia është duke u përgatitur për një sulm ofensivë shumë të madhe’, tha ai.
Eksperti për Çështjet Ndërkombëtare, Marlind Laçi tha se Rusia po merr kohë që të 'gllabërojë' më shumë territore në Ukrainë. Ai deklaroi se SHBA duhet që ta ndalojë.
‘Trump shprehet qartë se nuk është çështja jonë që të merreni me në konflikt që është në dyert e Europës. Por është edhe e paqartë se si do ti jap zgjidhje këtij konflikti Trump. Sepse Rusia sa vjen edhe do më shumë që të marr territore. Putini krahasohet nga Stalini, por është më keq se Stalini sepse do të gllabërojë sa më shumë territore për të pasur një Rusi të madhe. Do jetë problem nëse Rusisë nuk i vendohet një frenim dhe të vetmit janë SHBA-të që mund ta bëjnë dhe nuk janë duke e bërë këtë gjë’, tha ai.
Komente

Neve Shqipetaret jemi analiste ma te mire ne bote por nuk na ndegjon askush ,cfare do qe te ndodhe Rusia nuk terhiqet nga teritoret e okupuara Putini nuk mundet ti thote popullit kemi humbur 1 miljon ushtare dhe tani kthehemi ne shtepi me duar bosh kjo dote ishte nji katastrofe per Rusine dhe nuk dota pranoj askush qe te ndodhe,Rusia nuk mundet te shkateroj cka mos pse populli i Ukraines eshte por 35% rusish foles po e beri kete kthehet populli kunder Kremlinit se ju vrisni vellezerit tane pra Rusia lufton me kujdes por po hyri nji shtet tjeter me ushtri ateheri ndryshon puna .
Përgjigju