Edukatorja me fëmijët

50 ditë pa parë fëmijët prej izolimit, një pjesë e stafit të 'Zyber Hallullit' rikthehet në gjirin e familjes për 1 Maj

1 Maj 2020, 21:42| Përditesimi: 1 Maj 2020, 21:45

  • Share

Në ditën e 1 majit, Ditës Ndërkombëtëre të Punëtorëve, ministrja Manastirliu ka sjellë në vëmendje sakrificën e Besës, edukatore në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli" në kryeqytet.

Në këtë situatë të pazakontë për të gjithë, ajo ka 50 ditë që nuk i takon fëmijët e saj 11 dhe 15 vjeçarë.

Si Besa, edhe për edukatoret Fiorentina Agon, kujdestaret Fitnete Tola dhe Lirim Bami, guzhinieret Flora Topçini dhe Heriona Ymeri, sanitaret Altana Doda dhe Antigoni Xhaja janë larg famijeve të tyre prej më shumë se një muaji.

Fatmirësisht sot ata rikthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa pjesa tjetër e stafit të Zyberit do të vetëkarantinohet për t’u kujdesur për fëmijët.

"Edukatore Besa Bejko shërben çdo ditë me shumë përkushtim për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve pa kujdes prindëror të shtëpisë së madhe “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Prej plot 50 ditësh, Besa nuk i takon fëmijët e saj 11 dhe 15 vjeçarë, e vetëkarantinuar në shtëpinë e fëmijëve, në këtë situatë të pazakontë.
Sot është një ditë e veçantë për Besën, si për edukatore Fiorentina Agon, kujdestaret Fitnete Tola dhe Lirim Bami, guzhinieret Flora Topçini dhe Heriona Ymeri, sanitaret Altana Doda dhe Antigoni Xhaja, një pjesë e stafit të qendrës tonë të përkujdesit social, që ishin izoluar për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të “Zyber Hallullit”. Sot ata rikthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa pjesa tjetër e stafit të Zyberit do të vetëkarantinohet për t’u kujdesur për fëmijët. Krenare për sakrificën e ekipeve tona të kujdesit social. Respekt për njerëzit e punës!"
, shkruhet në postimin e Manastirliut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?