Me përjashtim të qarkut të Shkodrës, në gjitha qarqet nuk është shënuar asnjë incident në shpërndarjen e materialeve zgjedhore dhe marrjen e tyre në ruajtje nga policia. Në kryeqendrën e veriut kryebashkiakja Voltana Ademi u vendosi kyçin objekteve, shkollave dhe qendrave shëndetësore. Një pjesë e tyre u hapën, ndërsa pjesa tjetër jo, duke detyruar komisionerët që të zhvendosin qendrat e votimit në godina të tjera shtetërore të administruara nga pushteti qendror. Sipas KQZ-së, deri në orën 19:00, 50% e qendrave të votimit ishin ende të mbyllura. Prej orës 19:00 e në vijim po vijon zhvendosja e qendrave të votimit për të qenë gati për nesër.
Lajmi kryesor: