Arrestimi i shqiptarëve

’50 euro për një gram kokainë’, goditet banda e shqiptarëve në Gjermani, në pranga 10 persona

17 Dhjetor 2022, 17:51| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 17:53

  • Share

Një grup shqiptarësh që merrej me shpërndarjen e kokainës në një lagje të Hamburgut, është goditur nga policia gjermane. Gjatë një operacionit special, oficerët gjermanë kanë zhvilluar kontrolle në një restorant të zonës ku dyshohej se ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Rreth orës 20:00 të ditës së djeshme, makinat e policisë ndaluan para restorantit ‘Knallermann’ ku u arrestuan 10 shqiptarë, dy prej të cilëve pa dokumenta lejeqëndrimi. Mësohet se një gram e lëndës narkotike ‘kokainë’ shitej me 50 euro për një gram. Nga kontrollet e ushtruara, u sekuestruan 45 gramë kokainë dhe një automjet që u përkiste personave të arrestuar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?